Categories
Lajme Lajme FRI Ramazani

FRI përmbylli aktivitetet e muajit Ramazan

Nën moton “Ramazani kthim në vete”, Forumi Rinor Islam realizoi fushatën e muajit të Ramazanit, fushatë kjo e cila realizohet tanimë disa vite.

Aktivitete të shumta u realizuan edhe këtë vit, por me kujdes të veçantë për ruajtjen e shëndetit të popullatës dhe respektimin e masave kufizuese, një pjesë e madhe e tyre u realizuan në formën elektronike, në platforma të ndryshme.

 

Manifestimi “Mirë se erdhe muaji Ramazan” edhe këtë vit u realizua në formën online, duke u transmetuar në kanalet e FRI-së në Youtube dhe Facebook.

Në qytetin e Tetovës dhe Prilepit, në shenjë të mirëseardhjes së muajit të shenjtë u realizua edhe shpërndarja e ëmbëlsirave, urimit të Ramazanit dhe lutjeve të iftarit dhe syfyrit për banorët e atyre vendeve. Ndërsa në qytetin e Kumanovës u realizua vendosja e banderolave në disa vende të ndryshme të qytetit.

Në gjashtë televizione lokale, dy portale elektronike jovendore si dhe në kanalet e FRI-së u transmetuan 15 këshillat e shkurtëra të realizuara nga FRI me hoxhallarë, anëtarë të FRI-së, dhe aktivistë të shoqërisë civile, me titull “Melhemet e Ramazanit”.

Dëgjuesit e Radio Jon patën mundësin të dëgjojnë edhe “30 mësimet për agjëruesin” nga autori Aid el Karni të përgatitura nga FRI.

 

“Shporta e Ramazanit” këtë vit u realizua në qytetin e Kumanovës, Tetovës dhe Prilepit. Bamirës të shumtë patën rastin të kontribojnë në mbledhjen e shportave, në pikat e mbledhjes në tre qytetet e lartëpërmenduara si dhe nëpërmjet platformës Launchgood. Mbi 1500 shporta të Ramazanit u shpërndanë tek nevojtarët, skamnorët e jetimët përgjatë muajit të Ramazanit në po të njëjtat qytete.

 

Risi e këtij viti ishte “Ajeti im i preferuar!” me katër video inçizime të realizura nga aktivistë të FRI-së dhe të transmetuara çdo të premte në kanalet e FRI-së, si dhe memorizimi i sures Mulk, “Mulk challenge”, e cila u realizua në platformën whatsapp duke ju dërguar çdo ditë nga një ajet pjesmarrësve.

Aktivitet risi ishte edhe “Opinionet e Ramazanit”, në të cilën shumë anëtar dhe aktivist paraqitën opinionet e tyre mbi ndjenjat që ju ofron muaji i Ramazanit.

 

Pjesë e aktiviteteve të muajit të Ramazanit ishin edhe ligjëratat e shumta të realizuara nëpërmjet platformave online me transmetime të drejtëpërdrejta në Facebook.

Në qytetin e Kumanovës u realizua edhe mukabele (lexim i Kuranit) nëpërmjet platëformës Zoom, me hoxhë Zeqir Esati.

 

Nën zërin e bukur të hfz. Xhemail Nuhijut dhe hfz. Egzon Ibrahimi u realizua edhe Mbrëmja Kuranore në sheshin Skenderbeu të qytetit të Shkupit. Pjesë e programit ishin edhe fjalimet nga Kryetari i FRI-Shkup dhe Kryetari i komunës Çair.

 

Në natën e Bajramit, në qytetin e Kumanovës u bë edhe lansimi i fishekzjarreve me qëllim njoftimi të festës së Bajramit. Ndërsa në qytetin e Tetovës u shpërndan dhurata Bajrami për kalimtarët e rastit.

Çdo ditë të muajit të Ramazanit janë postuar edhe përkujtues me hadithe profetike, ajete kuranore për muajin Ramazan, përkujtim për kohën e iftarit, syfyrit dhe kohës së namazeve si dhe lutje në kohën e iftarit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version