Forumi Rinor Islam reagon ndaj Paradës së Krenarisë, organizuar kjo nga komuniteti LGBT me të cilën promovohen dhe mbështeten personat me orientimet e tyre të ndryshme seksuale në Maqedoninë e Veriut.
Nisur nga fakti se familja mbetet si njësia themelore në organizimin e jetës në shoqëri, duke vijuar kështu brez pas brezi ruajtjen e këtij institucioni të shenjtë, shprehim thellë indinjatën për realizimin e kësaj parade. FRI apelon deri te organizatorët si dhe mbështetësit e tij, për tërheqje sa më parë të së njëjtës, për të ruajtur kështu devijimin e rinisë dhe largimin e tyre nga vlerat e mirëfillta shoqërore.
Poashtu, u drejtohemi edhe të rinjve që të qëndrojnë syhapur në situata të tilla, edhe pse natyrshmërinë njerëzore e cënojnë vazhdimisht fenomene të ndryshme të cilët çekuilibrojnë komponentët moralë. Për shkak të rrezikut që shfaqet në natyrshmërinë e familjes tradicionale dhe rolit të saj të mirëfilltë në socializimin e fëmijëve, për arsye të zhvlerësimit të rolit edukues dhe qytetërues të arsimit në vendin tonë si edhe për hir të vlerave humane, kundërshtojmë fuqishëm këtë Paradë të Krenarisë.
FORUMI RINOR ISLAM
ZYRA PËR MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN