Futbolli ka dalë nga kriza? Po, të paktën sipas një studimi të agjencisë “Global Transfer Market” publikuar në ueb-faqen zyrtare të FIFA-s.
Sipas studimit, rreth 6000 klubet profesioniste të marra në shqyrtim nga rreth 200 vende kanë shpenzuar 3.7 miliardë dollarë (2.7 miliardë euro) për transferimet ndërkombëtare të futbollistëve gjatë vitit 2013. Kjo shifër është 41% më e lartë krahasuar me 2012-ën.
Shifrat e mësipërme pasqyrojë vetëm vlerën e transferimeve të lojtarëve nën kontratë nga njëri vend në tjetrin (1628 nga 12309 gjithsej, ose 14% e të gjitha transferimeve), pa përfshirë operacionet e kryera brenda një kampionati apo ato me parametra zero.
Vendin e parë për shpenzime e zënë klubet angleze me 913 milionë dollarë, të ndjekur nga italianet me 475 milionë. Sa u takon të ardhurave, më shumë gjatë 2013-ës kanë përfituar ekipet spanjolle (565 milionë dollarë), ndërsa pas tyre vijnë italianet me 436 milionë.
/Start/
admin
11 years ago
previous article
Bosnjë, super-profesori që ka ligjëruar 70 lëndë!
next article
Si parandalohet infarkti
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago