Categories
Lajme FRI

Gjokoviç shokon gjithë serbët, paraqitet me shqiponjën kuq e zi në Wimbeldon? (FOTO)

Tenisti numër një në botë, Novak Gjokoviç në ndeshjen kundër gjermanin Tomy Haas në kuadër të turneut të Wimbledon-it, është paraqitur me një bluzë ku është vendosur shqiponja kuq e zi, njofton portali kroat, news-bar.hr.
Fotoreporteri ka thënë se kishte vërejtur diçka të pazakontë nën logon e sponsorit dhe kishte përdorur objektivin e tij më të madh për ta kapur atë detaj. Më pas kur e ka zmadhuar në kompjuter e ka vërejtur se bëhej fjalë për emblemën shqiptare.
Padyshim se ky veprim do të nxisë reagime të shumta te serbët, të cilët e konsiderojnë hero kombëtar yllin e tyre të tenisit.
Mirëpo ekziston mundësia që e gjithë kjo të jetë një foto-montazh, vetëm e vetëm  për të ngjallur pakënaqësi tek tifozët serb./albtime
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version