Ajaxi është njohur gjithmonë me nxjerrjen e lojtarëve të mëdhenj. Me cilësi të tilla duket edhe talenti danez Cristian Eriksen, i cili shënoi një gol spektakolar në sfidën e fituar ndaj Heraclesit.
Pasi e mori topin në një pozicion afër goditjes së këndit, me një lehtësi të pashpjegueshme Eriksen vendosi ta godasë portën me një gjuajtje-mrekulli, duke e gjetur trekëndëshin e djathtë të portierit mysafir. /ana-ks.net