Categories
Lajme FRI NË GJURMËT E MË TË MIRËVE

HAFIZI MË I RI I VITIT | “NË GJURMËT E MË TË MIRËVE” 2026

 

Një nga momentet më të veçanta të manifestimit “Në gjurmët e më të mirëve” ishte dekorimi i hafizit më të ri të vitit, 11-vjeçarit Berkin Veseli nga Shkupi, i cili me përkushtim dhe dashuri ndaj Kuranit Famëlartë arriti ta mësojë atë përmendësh.

Nën udhëheqjen e muhafizit Kurra Hafiz Abdurrahim Sulejman, Berkini përfundoi hifzin për dy vjet e tre muaj, duke dëshmuar se mosha e re nuk është pengesë për arritje të mëdha.

Dekorata iu nda nga nënkryetari i Forumit Rinor Islam, Erduan Kurtishi, si vlerësim për këtë arritje të çmuar dhe si nxitje për brezat e rinj që të ndjekin rrugën e dijes dhe të Kuranit.

Allahu ia shtoftë dijen dhe bereqetin, e bëftë prej bartësve të denjë të Kuranit dhe shembull frymëzimi për të rinjtë!

Shkup, 22 tetor 2026

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version