Universiteti i “Harvard”-it, i njohur si një nga universitetet më prestigjioze të botës, ka vendosur një ajet kuranor në hyrje të bibliotekës së fakultetit të Drejtësisë. Fjalët ku përshkruhej më së miri termi i drejtësisë janë marrë nga ajeti 135 i sures Nisa të Kuranit.
Teksa autorë të ndryshëm vijojnë t’i mëshojnë tezës së përplasjes së qytetërimeve, universiteti prestigjioz ka hedhur një tjetër hap drejt dialogut të qytetërimeve.
Ajeti ku drejtësia përkufizohet si një nga shpjegimet më të mëdha të historisë është vendosur në pjesën e hyrjes ku ndodhen dhe statujat e Aziz Augustinus si dhe kopje e “Magna Carta”.
Po le t’i hedhim një sy ajetit 135 të sures Nisa të Kuranit : ‘O besimtarë! Bëhuni zbatues të palëkundur të drejtësisë, duke dëshmuar në emër të Allahut, qoftë edhe kundër jush ose kundër prindërve dhe të afërmve tuaj. Qoftë i pasur apo i varfër ai (për të cilin dëshmoni) Allahu është për ata vlerësuesi më i drejtë. Dhe mos shkoni pas epsheve tuaja e të shtrembëroni drejtësinë! Nëse ju ngatërroni dëshminë dhe i shmangeni asaj, vërtet Allahu e di se çfarë bëni ju.”
Duke thënë se fjalët e këtij ajeti pasqyrojnë mendimin e drejtësisë dhe fuqinë e pazëvendësueshme të saj, dekania e fakultetit Martha Minow pohoi se idealet e transmetuara në këtë ajet do të vazhdojnë të jenë një burim shprese për të gjithë ato që vrapojnë pas drejtësisë.
Thëniet e përdora në ekspozitë janë zgjedhur nga nxënës dhe nëpunës të fakultetit të drejtësisë së Universitetit të “Harvard”-it. Thënia e mësipërme është zgjedhur në mesin e 150 thënieve të tjera. Autoritetet përkatëse të universitetit kanë analizuar një nga një historinë dhe veçoritë e shprehjeve. Në fund janë pasqyruar 25 thënie në muret e fakultetit. Ajeti 135 i sures Nisa është një nga tre thëniet më të mira të varura në hyrje të bibliotekës.