Forumi Rinor Islam – dega Kërçovë nën moton “Ramazani, muaji i dashurisë” vazhdon me aktivitetet me rastin e muajit të bekuar Ramazan.
Në një ambient të ngrohtë u realizua një ligjëratë me titull: “Agjërimi si adhurim” nga Qamil Rushiti i cili theksoi obligueshmërinë dhe ngritjen e njeriut nëpërmjet agjërimit.
Poashtu u shtrua edhe një iftar për të rinjt dhe aktivistët e kësaj dege në lokalet e Qendrës “Arabella” për hirë të muajit të begatë të Ramazanit nga pronarët e kësaj qendre.