Categories
Lajme FRI Ramazani

IFTAR ME NXËNËSIT E SHKOLLËS EDUKATIVE NË KËRÇOVË

Vijojnë aktivitetet e Ramazanit pran Forumit Rinor Islam edhe me nxënësit e shkollës edukative “Haxhi Nazim Xhaferri” në qytetin e Kërçovës.

Të shtunën që lamë pas, si pjesë e aktiviteteve të tyre nën moton “Ramazani, muaji i përkushtimit”, nxënësit, nën përkujdesje të Arta’s cooking, realizuan një aktivitet të një karakteri më argëtues, ku ato përgatitën iftar për vete.

Pas iftarit, u bë ndarja e certifikatave për niveli A1 të gjuhës gjermane, për nxënësit që ndjekin kursin e gjermanishtes si pjesë e shkollës edukative.

Kërçovë, 9 prill 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version