Iftari i madh, është një iniciativë e disa myslimanëve që jetojnë në Britani, të cilët shtrojnë iftar për myslimanët e racave të ndryshme, por edhe për britanikët jomysliman. Iftari i madh shtrohet në xhamitë e shumta të vendit, ku ftohen si myslimanët ashtu dhe fqinjët që jetojnë pranë xhamive nga jomyslimanët vendas.
Baronesha dhe ministrja e besimeve dhe komuniteteve, u shpreh se kjo iniciativë vjen në një kohë kur është bërë e domosdoshme shembja e imazheve të gabuara për njëri-tjetrin.
Sipas organizatorëve të iftarit të madh, qëllimi është që të arrihet tek sa më shumë njerëz. “Me tu njohur me thellë me fqinjët tanë, do ta kuptojmë më mirë njëri-tjetrin dhe kulturat nga vijmë” thanë ata. /ardhmeriaonline/
Categories