Forumi Rinor Islam- Kërçovë, në bashkëpunim me OH “Kalliri i Mirësisë- Kërçovë” realizoi iftarin tradicional me nxënës, donatorë, familje me jetimë, anëtarë dhe aktivistë të këtyre organizatave.
Ky aktivitet u realizua së bashku me një program të begatë para iftarit. Në këtë program, fjalë rasti iu dha kryetarit të OH “Kalliri i Mirësisë- Kërçovë”, hoxhë Muhamed Mehmedi, dhe sekretarit gjeneral të FRI, Abdulhamit Mustafa.
Të pranishmit më pas patën mundësi të dëgjojnë disa këshilla nga hoxha Fevzi Musliu, dhe një interpretim artistik nga aktori Arsim Fazlia.
Mbrëmjen e begatoi edhe prezenca e hafëzëve Jasin Abdullai, Ajdin Aliji dhe Armend Beqiri, të cilët shoqëruan mysafirët me fjalët e Zotit.
Kërçovë, 22 prill 2022