Valentina Ivezaj është shqiptarja e parë që arriti të punësohet në një nga universitetet më të mira në SHBA. Ajo pasi mbaroi shkollën mori një ftesë për t’u punësuar në “Yalle University” dhe sot punon si profesore e Psikologjisë në këtë universitet. Valentina është autore e shumë veprave dhe shkrimeve shkencore, të cilat u botuan në revistat shkencore universitare.
Ajo e mbaroi shkollën me një mesatare të lartë “Hight Aner”. Gjithashtu e mbrojti disertacionin e doktoraturës me notë të shkëlqyer në moshën 26-vjeçare dhe u shpërblye me dhuratën më të lartë të universitetit “Dean`s Award”.
Valentina para se të doktoronte botoi një libër shkencor, ku më herët një libër të tillë kishte botuar vetëm rektori i universitetit. Fill mbas përfundimit të shkollës dhe marrjes së titullit ‘Dr Phd’ ajo ka pasur shumë oferta nga universitet e Amerikës, në mesin e të cilëve edhe nga ‘Yalle’ dhe ‘Harvord’, por ajo prej ofertave të shumta zgjodhi “Yalle University”, ku punon edhe sot.