Më poshtë do t’ju paraqesim një listë me tabletat më të mira për këtë vit.
Ka shumë prezantime për tabletat por jot ë gjitha janë të mira. Ja tabletat më të mira për 2014-ën:
1- “Apple iPad Air”
Tableta “iPad Air”  vjen me një ekran 9.7 inç i ngjashëm me ‘iPad 5’ më i lehtë dhe më i hollë. Ky ‘iPad’ është më i hollë se i mëparshmi dhe vjen me prekje. Në këtë tabletë mund të shohësh filma, video, të luani lojëra dhe të bëni fotografi. Sistemi është më i shpejtë se më parë dhe kundër ujit. Mund të shikoni filma, video, të luani lojëra dhe të bëni fotografi. “Apple iPad Air ” vjen me një çmim prej 399 dollarë.

2- Amazon Kindle Fire HDX
Ky tabletë hap vetëm sistemin e “Amazon” por ju mundëson të përdorni çdo lloj aplikacioni që ekziston edhe tek sistemi “Android”. “Amazon Kindle Fire HDX” kushton rreth  199 paundë. Kjo pajisje ka një ekran të mbresëlënës me një cilësi të mirë dhe një çmim relativisht të arsyeshëm.

3- “Advent Vega Tegra Note 7”
“Advent Vega Tegra Note 7” është një “Android”  dhe vjen me ekran 7 inç. Kjo tabletë është ideali i lojërave për ju, ku mund të shkarkoni lojëra të pafundme pa pasur asnjë problem. Çmimi është 129 paundë.

4-Kobo Arc 7HD
Me tabletën “ Kobo Arc 7HD” mund të përdorni aplikacionin “Google Play”. Aplikacioni vjen me një memorie të brendshme 16 dhe 32 giga. Tableta kushton nga 159 deri në 189 paundë. Ndërkaq, tableta lidhet me rrjetin 4G nëpërmjet valëve.

/Start/