Në faqen zyrtare të MPJ-së së Greqisë është publikuar një qëndrim i SHBA-ve i nxjerrë në vitin 1944, ku thuhet se kombi maqedonas nuk ekziston.
Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Greqisë është publikuar një qëndrim i SHBA-ve i nxjerrë në vitin 1944, ku thuhet se kombi maqedonas nuk ekziston. “Nacionaliteti maqedonas, atdheu Maqedoni, Maqedonia autonome, vetëdija nacionale maqedonase”  përbëjnë një demagogji të paarsyeshme dhe nuk përbëjnë një realitet etnik apo politik, por vetëm një maskë për qëllimet agresive kundër Greqisë. Kjo është pjesë e postës diplomatike zyrtare amerikane e dërguar nga sekretari amerikan i shtetit në vitin 1944 deri tek misionet amerikane.  Kjo letër tashmë 70 vite publikohet dhe kultivohet vazhdimisht nga ministria e jashtme greke, tashmë e nxjerrë edhe në faqen zyrtare.
Për Greqinë edhe tani etniteti maqedonas nuk ekziston dhe se MPJ e Greqisë shtatorin e kaluar publikoi strategjinë duke theksuar se gjithçka nisi nga mesi i viteve të 40-ta të shekullit të kaluar, kur si pasojë e Luftës së Dytë Botërore, komandanti kryesor Tito vendosi ndarjen nga Serbia të Banovinës së njohur të Vardarit (sot IRJM), duke i dhënë statusin e federatës,  fillimisht duke e njohur si “Republika Popullore e Maqedonisë” dhe më pas Republika Socialiste e Maqedonisë,  por duke kultivuar edhe kombin maqedonas.
Por, çfarë shkruhet në letrën e sekretarit shtetëror amerikan Edvard Stetinius më 26 dhjetor 1944. Ai ishte sekretar shteti gjatë presidencës së presidentëve amerikan Ruzvelt dhe Truman.
“Departamenti i Shtetit me shqetësim të veçantë ka vërejtur  shumë zëra të përhapur propagandistik dhe gjysmëzyrtare në favor të një “Maqedonie autonome”, që vijnë kryesisht nga Bullgaria, por edhe nga partizanët jugosllav dhe burime tjera, me ambicie që edhe një pjesë e territorit të Greqisë të përfshihet në shtetin e projektuar. Qeveria jonë këto emërtime si  kombi maqedonas, atdheu maqedonas apo vetëdija nacionale maqedonase i vlerëson si demagogji të paarsyeshme, që nuk përfaqëson asnjë realitet etnik apo politik, dhe në këtë sheh vetëm një maskë agresive për qëllime kundër Greqisë. Politika që përfaqëson qeveria është kundër nxitjes së çështjes maqedonase në raport me Greqinë. Pjesa greke e Maqedonisë është kryesisht e banuar me grekë,  dhe se populli grek thuajse njëzëri është kundër krijimit të shtetit maqedonas. Kjo qeveri do të vlerësoj si përgjegjëse çdo qeveri apo grup që toleron apo inkurajon akte të dëmshme apo agresive të ‘forcave maqedonase’ kundër Greqisë”, thuhet në letrën e sekretarit amerikan para 70 viteve. (INA)