Forumi Rinor Islam shpall konkurs për ndarjen e bursave për studentë dhe shkollarë të mesëm për vitin akademik 2023/24
APLIKIMI
Të drejtë aplikimi në këtë konkurs kanë studentët e rregullt (deri diplomik, nga viti II – VI të studimeve) shtetas të RMV, që studiojnë në ndonjë prej Universiteteve Shtetërore në RMV, Universitetin e Evropës Juglindore, Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, Fakultetin e Shkencave Islame si dhe;
Shkollarë të mesëm shtetas të RMV-së.
Të drejtë aplikimi kanë poashtu edhe student që ndjekin studimet jashta vendit.
Në qytetin e Tetovës, bursa do të shpërndahen vetëm për nxënës.
Këtë vit FRI ndan kuotë të veçantë për 3 student dhe 2 nxënës me nevoja të veçanta.
KUSHTET TË CILAT DUHET T’I PLOTËSOJË APLIKUESI/JA (STUDENT):
- Nota mesatare për student 8.5
- Studenti të mos ketë përsëritur asnjë vit (të mos ketë riregjistruar katrorin me përjashtim në raste specifike të cilat duhet t’i vlerëson komisioni përkatës për këtë çështje).
- Të mos jetë shfrytëzues i bursave që ndahen nga institucione të tjera.
- Drejtimet deficitare (të vlerësuara si të tilla nga komisioni i degës përkatëse) do të kenë përparësi.
KUSHTET TË CILAT DUHET T’I PLOTËSOJË APLIKUESI/JA (NXËNËS):
- Nota mesatare 5,00.
- Nxënësit të cilët mësojnë jashtë qytetit të lindjes (vendbanimit) do të kenë përparësi.
- Përparësi do të kenë nxënësit nga viti i II-të.
- Nxënësit të cilët kanë ndjekur trajnime, seminare ose kanë marrë pjesë nëpër gara do të kenë përparësi
DOKUMENTACIONI I DUHUR PËR APLIKIM (STUDENT):
- Fotografi (një fotografi)
- CV (biografi).
- Letër motivuese (pse unë duhet të përzgjidhem si bursistë i FRI-së)
- Letërnjoftimi
- Indeksi faqet 1-2 dhe notat ose transkriptë.
- Vërtetim prej fakultetit se jeni student/e i/e rregullt në vitin aktual.
- Vërtetim për regjistrimin e semestrit të fundit (faqja e indeksit ku është regjistruar viti, vula dhe nënshkrimi i regjistrimit).
- Vërtetim nëse merr ndihma sociale.
- Plotësimi i formularit (për të dhënat personale) nga Forumi Rinor Islam.
DOKUMENTACIONI I DUHUR PËR APLIKIM (NXËNËS):
- Fotografi (një fotografi)
- CV (biografi).
- Letër motivuese (pse unë duhet të përzgjidhem si bursistë i FRI-së)
- Certifikata e lindjes
- Dëftesa e vitit të fundit
- Vërtetim se jeni nxënës/e i/e rregullt në vitin aktual
- Vërtetim nëse merr ndihma sociale
- Plotësimi i formularit (për të dhënat personale) nga Forumi Rinor Islam
*Formularin (për të dhënat personale) mund ta shkarkoni nga këtu:
*Formularin duhet që t’a shkarkoni, t’a plotësoni me dorë dhe pastaj të skanuar t’a ngarkoni në linkun për aplikim!
- AFATI I DORËZIMIT (PRANIMIT) TË DOKUMENTEVE BËHET PREJ 11.09.2023 DERI MË 06.10.2023, NUMRI I BURSAVE ËSHTË I KUFIZUAR.
- DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT BËHET ONLINE (në linkun e mëposhtëm)
- PËRGJIGJA PËR PRANIM DO TË BËHET NË AFAT PREJ 15 DITËSH NGA DITA E SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT
- SHPALLJA E REZULTATEVE DO TË BËHET NË WEB FAQEN ZYRTARE fri.org.mk DHE NË RRJETET SOCIALE TË FRI-SË.
- REZULTATET DO TË SHPALLEN ME SHIFREN E APLIKIMIT* (JO ME EMRA).
*Shifra e aplikimit (vetëm me numra katërshifror) krijohet nga vet aplikuesi përgjatë aplikimit online!
VËREJTJE:
- STUDENTI/NXËNËSI QË NUK DO TA KETË TË KOMPLETUAR DOKUMENTACIONIN NUK DO T’I MERRET PARASYSH APLIKIMI.
- DORËZIMI I DOKUMENTEVE TË BËHET NË LINKUN E MËPOSHTËM:
LINKU: https://linktr.ee/forumirinorislam
Forumi Rinor Islam
Kontakt: info@fri.org.mk; +389 71 812 998