Mësimet e Kur’anit të Shenjtë kanë ndihmuar muslimanët e Sri Lankës të jetojnë në harmoni me komunitetet tjera në vendin tonë nëpër shumë shekuj, kështu ata vazhdojnë të jetojnë edhe sot.
Kjo frymë e harmonisë ushqehet nga  mësimet e tyre fetare që ju ka mundësuar atyre për të bërë një kontribut të rëndësishëm për ecurinë e vendit tonë, thekson Presidenti Mahinda Raxhapaksa në mesazhin e tij të Haxhit.
Në vijim është teksti i mesazhit:
“Ndërsa Bashkësia Islame e Sri Lankës bashkohet me vëllezërit në besim në të gjithë botën për të festuar Bajramin e Kurbanit, unë jam i kënaqur për të dërguar këtë mesazh përshëndetës për këtë ngjarje të rëndësishme fetare.
Haxhillëku është i fokusuar në tubimin e miliona besimtarëve të fesë Islame në qytetin e Shenjtë të Mekës, përball, në drejtim të cilit   muslimanët luten pesë herë çdo ditë.
Shpirti i unitetit që përshkon këtë festë është parë nga miliona hanxhinj që flasin gjuhë të ndryshme, që janë prej kombeve dhe kulturave të ndryshme janë mbledhur për një misionin që shpall madhështinë e Allahut dhe shpirtëroren që Islami i ka sjellë në botës.
Disa mijëra muslimanët në Sri Lanka kanë shkuar në Haxh përmes mjeteve të ofruara nga qeveria për t’u mundësuar atyre që të rinovojnë angazhimin e tyre për mësimet e Kur’anit, të profetit Muhammed (a.s.)  dhe luten për paqe, vëllazërim dhe mirëkuptim midis të gjithë njerëzve të botës.
Mësimet e Kur’anit të Shenjtë kanë ndihmuar muslimanët në Sri Lanka për të jetuar në harmoni me komunitetet tjera në vendin tonë nëpër shumë shekuj, kështu ata vazhdojnë të jetojnë edhe sot.
Kjo frymë e harmonisë ushqehet nga  mësimet e tyre fetare që ju ka mundësuar atyre për të bërë një kontribut të rëndësishëm për ecurinë e vendit tonë, thekson kryetari, Mahinda Raxhapaksa në mesazhin e tij të Haxhit.
Në përputhje me traditën e Haxhit, lutjet e të gjithë muslimanëve në këtë ditë të veçanta të riteve fetare pa dyshim do të drejtohen drejt paqes dhe unitetit, me dinjitet për të gjithë.
 
Burimi: News.LK
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë