Një haxhi francez, i cili kohët e fundit ka përqafuar Islamin, ka udhëtuar 7.000 km. me makinën e tij, bashkë me gruan e tij për të kryer Umren, tani është në Mekë, për Haxh, si i ftuar i Kujdestarit të dy Xhamive të Shenjta,  Mbreti Abdullah.
Aleksandri e përqafoi Islamin dhe tani quhet Hamza, pas gjashtë viteve të kërkimit të së vërtetës. Ishte  ”Ezani” ose thirrja për namaz, lutje, të cilën ai e ka dëgjuar për herë të parë, ndërsa ai ishte në një vend afrikan, që e ndryshoi jetën e tij.
“Ezani më ka frymëzuar për të kërkuar të vërtetën. Ezani më dha një ndjenjë  të pashpjegueshme e cila u përhap në të gjithë trupin tim dhe kam mbetur i habitur për një kohë të gjatë. Unë jam shumë i lumtur që e kam përqafuar këtë fe të madhe të botës, “tha ai.
Pasi e përqafoi Islamin, u bë musliman, qëllimi i tij i parë ishte për të vizituar Mekën për të kryer Umren. Hamza me makinë kaloi 7.000 km. nga Maroku në Mauritani, dhe pastaj nga Burkina Faso arriti në Nigeri.
“Kam vizituar Ambasadën Saudite në Niger për të marrë një vizë për Umren. Ata më informuan se viza duhet të lëshohet paraprakisht nëpërmjet një agjenti. Zyrtarët e Ambasadës, megjithatë, më premtuan  se do të më ndihmojnë, “tha ai.
Hamza dhe gruaja e tij me padurim e pritshin vizën për Umre në  Niger. “Ne iu luteshim Zotit për çdo ditë për ëndrrën tonë që të realizohet dhe ne kishim besim të plotë se Zoti i Plotfuqishëm do të na ndihmojë të lutemi në  Qabe, në Xhaminë e Madhe në Mekë.”
Kur kjo çështje mori një kohë të gjatë, ne të dy vendosën të kthehemi në Francë.
“Ne u përgatitem dhe dhe morëm një taksi për në aeroport. Derisa ne ishim në rrugë, morëm një telefonatë nga Ambasada Saudite në Niger duke thënë se ne ju kemi zgjedhur dhe se ju jeni një nga 1000 haxhinjt  mysafir të veçant të Mbretit Abdullah për të kryer haxhillëkun këtë vit. Unë nuk mund t’i besoja veshëve të mi. ”
Ai tha: “Të gjitha vështirësitë dhe problemet tona u zbehen kur pamë Shtëpinë e Allahut. Unë u përlota dhe në këmbë para Qabes e falënderova Allahun dhe Mbretin Abdullah që na dhuruan këtë mundësi të madhe. ”
Tani, Hamza ka vendosur për të studiuar Ligjin Islamik, për të fituar më shumë njohuri në lidhje me fenë Islame dhe për të përhapur mesazhin e Islamit ndër të tjerë…
   
Burimi: Arab News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë