“Ju jeni një popull që i tejkalon të gjithë kufijtë e së keqes” Komentimi i ajeteve 80-84 të kaptinës El – E’araf

“Përkujto kur popullit të vet Luti i tha: “A punoni të shëmtuarën, që asnjë nga popujt e botës nuk e bëri para jush. Vërtet, ju të shtyrë nga epshet u afroheni burrave duke i lënë gratë. Po ju jeni popull i shfrenuar”. Përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm se të thonë: Dëboni ata (Lutin me besimtarë) nga vendbanimi juaj, ata janë njerëz që ruhen shumë (i largohen të shëmtuarës). Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, pos gruas së tij që mbeti aty (ndër të shkatërruarit). Ne lëshuam mbi ata një lloj shiu (me gurë). E shiko se si ishte fundi i kriminelëve! “.(El-E’araf, 80-84.)

Allahu xh.sh. në librin e tij fisnik, ngjarjen e Lutit a.s. dhe popullit të tij e përmend në shtat kaptina të Kur’anit. Sipas paraqitjes së ngjarjes identike me disa detaje të ndryshme, në ato kaptina ceket shembulli i popullit të Lutit a.s. si shembull i ndërgjegjes njerëzore perverse efektet e së cilës ishin të panjohur më parë në historinë e njerëzimit. Kjo vepër e shëmtuar dhe e ndytë, marrëdhëniet mashkulli me mashkull, ata që kanë bërë, është forma përfundimtare e perversionit dhe degradimit të natyrës njerëzore. Kjo është një akt me të cilin njerëzit u zhytën në gjolin e poshtërsisë, ndyrësisë, zhvlerësimit dhe turpërimit të burrërisë dhe njëkohësisht degradim i ruajtjes të llojit njerëzorë.

I kanë lënë gratë dhe u janë kthyer burrave, duke iu kundërvu natyrës në të cilën pasqyrohet urtësia e krijimit të të gjitha gjallesave që jetojnë në çifte, në mënyrë që jeta të shumohet dhe të vazhdoi.
Homoseksualizmi është në kundërshtim me jetën
Vullneti i Allahut është që ky lloj të vazhdoi me lindje deri sa ajo lindje të vijë përmes kontaktit mes mashkullit dhe femrës. Prandaj, Allahu xh.sh. i ka konstruktuar trupat e tyre në mënyrë që ata të jenë tërheqës për njëri-tjetrin, të gatshëm për lindjen e pasardhësve, dhe ruajtjen e llojit njerëzorë. Lidhja e tyre është e mbushur me përjetime të thella emocionale dhe kënaqësitë që janë motivim i pashtershëm për trashëgimtarë ose trashëgimtare, por edhe kompensimi për vështirësitë që do të has më vonë siç janë: shtatzënia, lindja, dhënia gji, rritja dhe mbrojtja. Ky shqetësim i përbashkët në lidhje me brezat e mëvonshëm, rritja e të cilëve zgjat më shumë se në rastin e të porsalindurve te kafshët, është imagjinatë dhe përforcim i mëtutjeshëm i lidhjes së tyre martesore.

Konstrukti i trupit të gruas, si dhe ndërtimi i saj psikik, janë ato të cilat e realizojnë kënaqësinë e vërtetë natyrore të mashkullit me rastin e takimit mes tyre, i cili nuk nënkupton vetëm pasionin. Këtë kënaqësi e ndjek mëshira dhe bekimi i Allahut xh.sh., sepse në këtë mënyrë arrin të realizohet ligji dhe vullneti i Tij për zgjatjen e jetës, e që është e shoqëruar me kënaqësinë, e cila është e barabartë me vështirësinë dhe obligimin!

Homoseksualizmi është një ngërç seksual në kundërshtim me jetën dhe e shkatërron atë, sepse e hedhë farën e jetës në tokë të prishtë e cila nuk është e përgatitur për ta pranuar atë dhe për ta ngjallë, në vend të vendosjes së saj në tokën e përgatitur për pranimin dhe zhvillimin e saj. Prandaj, natyra e shëndetshme dhe e rregulluar, instinktivisht, e jo vetëm për arsye etike ik dhe urren aktin e popullit të Lutit a.s. (homoseksualizmin). Sepse, ajo është rregulluar nga Allahu Fuqiplotë, me ligjin e jetës, i cili bëri përjetimin e shëndetshëm natyrorë në atë që e ndihmon zhvillimin e jetës, dhe jo në atë që është kundër dhe që e bllokon.

Nuk është e vështirë të imagjinohet se çfarë do të kishte ndodhur nëse ndjenja e mashkullit për mashkullin do të arrinte në nivel të tillë që do ta kapërcente – tejkalonte ndjenjën e natyrshme të burrave ndaj grave? Raca njerëzore në mënyrë të pashmangshme do të përballej me zhdukjen e saj.
Përqendrimi në mëkat shndërrohet në traditë
Fjala e Allahut xh.sh. të cituara me rastin e qortimit të popullit të Lutit a.s.: “Ju jeni popull që i tejkaloni të gjithë kufijtë e së keqes”, d.t.th. tejkalim në thyerjen e ligjit të Allahut xh.sh mbarëvajtjes në tokë (fitretull-llah) të prezantuar në natyrshmërinë e rregullt të njeriut. Kjo, në të vërtetë, është shkapërderdhje e fuqisë, të cilën Allahu xh.sh. ua ka dhuruar, në mënyrë që ta luajnë rolin e tyre në zhvillimin e jetës. Ndaj, kur kënaqësia gjendet në atë që është kundër ligjit të Allahut xh.sh. atëherë kjo është degjenerim natyral, varshmëri dhe tejkalim i të gjithë kufijve të së keqes. Ky tejkalim i të gjithë kufijve të të gjitha të këqijave, vërehet në fjalët e popullit të Lutit a.s., kur në këshillimet e tij, lutjet dhe vërejtjet iu kanë përgjigjur: “Dëboni ata nga qyteti i juaj, ata janë njerëz që ruhen shumë. Populli i Lutit a.s. aq ishte ra viktimë e shkatërrimit moral, sa që nuk kishte mundësi ta pranonte prezencën e njerëzve të mirë dhe të devotshëm. Ndaj, dhe deshën ta dëbonin. Ironinë e njerëzve gabimtarë të degjeneruar, të përdorur ndaj besimtarëve të pastër, e përcjellin vepra jo të mira me qëllim të nënçmimit të nderit të njerëzve të ndershëm.

Me të vërtetë mëkatet që i shkatërrojnë popujt, janë rrënjosur në shpirt dhe nuk mund të zhduken. Ato mëkate të përqendruara në të bëhen pjesë e tij, për tu shndërruar më vonë në një tërësi të madhe, më pas të kalojnë në traditë, e cila përcillet ose themelohet në normë ligjore, ku largimi nga ajo bëhet e çuditshme dhe ndalimi i tyre është akt kriminal. Mendoni për fjalët që bashkëkohësit e Lutit a.s. ia drejtuan ati pejgamberi: “Nuk ishte një reagim tjetër në popullin e tij, përveç fjalëve: “Dëboni ata nga qyteti juaj! Këta janë njerëz të cilët e mbajnë veten të pastër”: se si papastërtia është pëlqyeshme përderisa pastërtia dhe pisllëku të popullarizuara!
Homoseksualët janë njerëz të këqij
Kulmin i atij mosbesimi, arrogance dhe korrupsioni e ilustrojnë ajetet e sures Hud në të cilën Allahu thotë: “E kur të dërguarit tanë i erdhën Lutit, ai u keqësua për ta dhe u ngushtua rëndë me ardhjen e tyre e tha: “Kjo është ditë e vështirë. Dhe populli i tij, që më parë bënin punë të turpshme, erdhi me nguti te ai (te Luti), e ai tha: “O populli im, qe këto bijat e mia (gratë e atij vendi), janë më të pastra për ju, kini frikë pra Allahun e mos më turpëroni me mysafirët e mi, a nuk ka ndër ju ndonjë njeri të mençur (e t’ju ndalojë nga e keqja)?” Ata thanë: “Po ti e ke të ditur se ne nuk kemi kurrfarë lakmie në bijat tua, ti e di me siguri se çka dëshirojmë ne!” Ai tha: “Ah, sikur të kisha fuqi kundër jush (t’ju zmbrapsë), ose të kisha mbështetje në ndonjë përkrahje (të fisit) të fortë!” (do t’i mbroja mysafirët e mi). (engjëjt) Thanë: “O Lut, ne jemi të dërguarit e Zotit tënd, ata (populli yt) nuk kanë për t’u afruar te ti, e ti kah fundi i natës udhëto me familjen tënde dhe askush prej jush të mos vështrojë mbrapa (familja do të shpëtojë), pos gruas sate, ajo do të jetë e goditur me çka do të goditen edhe ata. Afati i tyre është mëngjesi, a nuk është mëngjesi afër?” (Hud, 77- 81)
Delegatët të cilët janë përmendur në ajetet në të vërtetë janë engjëj të cilët i erdhën Lutit, a.s., me miratimin e Zotit të botëve, që të lajmërojnë fundin e atyre të pa paturpshmëve. Luti a.s. nuk e dinte se këta janë engjëj dhe nga frika për të mos u sulmuar, i bëri me dije ata, në një farë mënyre ata që të tërhiqen, duke u thënë: ‘Pasha Allahun, unë nuk e di se në këtë botë ka njerëz më këqij se ata. Ibn Kethiri në komentin ajeteve 33-39. të sures el-Kamer, rastin Lutit a.s dhe popullit të tij e përshkruan në këtë formë:
Paralajmërim për shkatërrimin e tyre
“Atë natë atij i erdhën engjëjt – melekët: Xhibrili, Mikaili dhe Israfili në formën e të riut me bukuri të jashtëzakonshme, dhe kjo ishte një sprovë nga Allahu, për këtë popull. Luti a.s. i gostiti ata. Megjithatë, gruaja e Lutit a.s., e vjetër dhe e prishur, i lajmëroi njerëzit për mysafirët që i erdhën Lutit, a.s., e mbylli derën para tyre, ndërsa ata u përpjekën ta thyejnë atë. Pejgamberi rezistoi dhe i pengoi që të hyjnë, duke iu thënë: “haulai Benati” “Ja ku i keni vajzat e mia”, gjegjësisht gratë-femrat tona (dhe martohuni me to). Por, siç ishin vërsulur ata për të hyrë, doli Xhibrili, a.s. dhe i goditi ata syve me fundin e krahut të tij, kështu që ata u verbuan. Ata u kthyen prapa duke u mbështetur mbi gardhe dhe mure. Iu kërcënuan Lutit se do të shihen në mëngjes.

Verbërinë e të pafytyrëve dhe arrogantëve të popullit të Lutit a.s., para shkatërrimit përfundimtar, e vetëtojnë fjalët e Fuqiplotit: “Ata deshën t’u afrohen mysafirëve të tij. Ne ua verbuam sytë atyre, pra përjetoni ndëshkimin Tim dhe qortimet e Mia”! (El-Kamer, 37.)

Pas atij intervenimi melekë e njoftuan detajisht Lutin a.s. për shkatërrimin e afërt të popullit të tij, dhe duke i sjellë lajmin e gëzuar i thane: “(engjëjt) Thanë: “O Lut, ne jemi të dërguarit e Zotit tënd, ata (populli yt) nuk kanë për t’u afruar te ti, e ti kah fundi i natës udhëto me familjen tënde dhe askush prej jush të mos vështrojë mbrapa (familja do të shpëtojë), pos gruas sate, ajo do të jetë e goditur me çka do të goditen edhe ata. Afati i tyre është mëngjesi, a nuk është mëngjesi afër?” (Hud, 81.)

Pasi Luti a.s. e zbatoi urdhëresën e Zotit të tij dhe u shpërngul me pjesën e mbetur të familjes, i urdhëroi që të mos ua vejnë vëmendjen kur të dëgjojnë zërat e dënimit që do ti godas të këqijtë. “Kur erdhi urdhri ynë, Ne përmbysëm të gjitha ato (fshatrat e tyre) duke kthyer çdo gjë nga lart poshtë, dhe mbi ta reshëm gurë të fortë pa ia nda (gurë) Të shënuar te Zoti yt. Ai (vend) nuk është larg zullumqarëve (idhujtarëve kurejshitë). (Hud, 82, 83.)
Dënim i pa parë në historinë e njerëzimit
Ky popull, është unik në historinë e njerëzimit për të këqijat, ishte ndëshkuar me të vërtetë si askush para apo pas. Allahu xh.sh. së pari i verboi ata, më pas ua nxiu fytyrat e tyre, pastaj e urdhëroi Xhibrilin, a.s. që t’i shkul vendbanimet e tyre nga themeli, dhe t’i rrotulloj, e pastaj i bëri që të fundosen në tokë dhe në fund u dërgoi atyre një shi me gurë nga qielli. Kjo formë e dënimit të shumëfishtë në të njëjtën kohë tregon poshtërsinë dhe shëmtinë e mëkatit, në të cilën ata ngulnin këmbë, si dhe tmerrin e zemërimit të Allahut ndaj kryerësve të atij mëkati.

Në lidhje me mënyrën e dënimit të popullit të Lutit a.s. komentuesi i njohur nga radhët e gjeneratës së dytë (Tabi’in-ve) Muxhahidi ka thënë: “Xhibrili a.s. mori popullin e Lutit a.s. bashkë me bagëtinë dhe pronat e tyre i ngriti në qiell, kështu që banorët e qiellit i dëgjuan të lehurat e qenve të tyre. Pastaj i përmbysi. Ndërsa Katade dhe të tjerët thonë: “Ne mësuam se Xhibrili, pasi i përmbysi, i hapi krahët e tij dhe shkatërroi gjithçka që kishin në tokë – shtëpi, kafshë, gurë, pemë, pastaj të gjitha i mbështjelli me krahun e tij dhe u ngjit në qiellin e kësaj bote, kështu që banorët e qiellit dëgjuan zërat e njerëzve dhe qenve. Pastaj i përmbysi dhe i hodhi në tokë, dhe ajo që ishte lartë ra poshtë. Muhamed bin Ka’b tha: “Populli i Lutit a.s. jetoi në pesë fshatra, e ato janë: Sodoma, e cila ishte më e madhja, më pas Sa’b, Sa’ud, Gomora dhe Doha! Të gjitha i ngriti lartë Xhibrili a.s., i përmbysi dhe i shkatërroi.”

Komentuesit e Kur’anit në kohët e fundit “rënien e shiut me gurë” e kuptojnë ndryshe. Jusuf’Ali dhe Darjabadi ‘”shiun me gur” e kuptojnë si “një shi gurësh të sulfurit”, e, Muhammed Gazali thekson se disa studiues thonë se at qytet e goditi një shpërthim atomik që rrënojë çdo gjë me kokë poshtë, e, ata që e panë atë, mbetën të verbër “.

Dënimi Sejjid Kutbi, dënimin e popullit ë Lutit a.s. e shpjegon si më poshtë: “Dhe kur erdhi koha zbatimit të urdhrit,” Ne të gjitha i përmbysëm, ajo që ishte lartë erdhi poshtë “. Kjo është pamja e shkatërrimit të plotë e cila të gjitha i përmbysë, ndryshon gjurmët dhe fshin ato. Përmbysjen dhe rrotullimin, ashtu që ajo që ishte deri tani lartë tash është poshtë, më së shumti ngjan me natyrën e rrotulluar që ra dhe e hodhi veten në majën në të cilën ka arritur njeriu, në pjesën e poshtme, në nivelin e kafshëve, për më tepër, dhe nën nivelin e kafshëve, sepse kafsha përmbahet brenda kufijve të natyrës së kafshës.
Gjurmët e kësaj katastrofe vërehen edhe sot
Rrëfimet e mësipërme kur’anore rreth Lutit a.s. dhe popullit të tij, janë paralajmërim për njerëzit deri në Ditën e Gjykimit. Në shembullin e tyre, dhe shembullin e popujve të tjerë të lashtë, fshihet përgjigja për të gjithë ata që mburreshin me vesin dhe paraqitje e tyre publike të paturpshme. Paralajmërimet kur’anore për fundin e popullit të Lutit a.s. na shtyen të mendojmë mbi atë paraqitje të shëmtuar, e cila shkatërron dhe degradon bashkësinë njerëzore. Allahu i Plotfuqishëm deri më sot i ka lënë gjurmët e asaj katastrofe, pikërisht për atë që ne të qëndrojmë sa më larg këtyre dukurive të devijuara. Ai, subhanehu ve teala na përkujton në librin e Tij mbi këtë, duke thënë: “Edhe Luti, pa mëdyshje ishte prej të dërguarve Tanë. Kur Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij bashkë. Përveç një plake (grua e tij) që mbeti me të dënuar. Pastaj të tjerët i rrënuam. E ju (mekas) me siguri kaloni atypari në mëngjes (ditën) e në mbrëmje (natën). Pra, a nuk mblidhni mend?? “(Es-Saffat, 133 – 138). “E nga ai vend Ne kemi lënë gjurmë të qartë për një popull që mendon.. “(El-Ankebut, 35)
Ato shenja të qartë, janë shenjat e qytetit të Sodomës në brigjet e Detit të Vdekur në Palestinë.
Homoseksualiteti në fjalët e Pejgamberit të All-llahut xh.sh.
Krahas skicave kur’anore të një mëkati shkatërrues, edhe Pejgamberi a.s. i ka karakterizuar si kadastrale. Në transmetimin nga Abdullah bin Abbasi, r.a. thuhet se, Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ndër të tjera, ajo që unë kam frikë më së tepërmi për ju është homoseksualiteti. Allahu xh.sh.e ka mallkuar atë që e bënë, atë që e bëri populli i Lutit, Allahu e ka mallkuar atë që bënë, atë që bëri, populli i Lutit, dhe Allahu e ka mallkuar atë që bënë, atë që bëri, populli i Lutit.”
Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Allahu xh.sh. mbi shtatë qiejt ka mallkuar shtatë lloje të njerëzve:
. Njërën nga këto lloje e ka mallkuar tri here përderisa për të tjerat mjafton vetëm një mallkim,
. i mallkuar qoftë ai që e bën atë që e bëri populli i Lutit (tri herë),
. i mallkuar qoftë ai që ther diçka në emër tjetër përveç Allahut,
. i mallkuar qoftë ai që bënë marrëdhënie seksuale me një kafshë,
. i mallkuar qoftë ai që është i pabindur ndaj prindërve,
. i mallkuar qoftë ai që martohet me gruan dhe vajzën e saj (pastorken),
. i mallkuar qoftë ai që ndryshon megjen në arë (tokë), dhe qoftë i mallkuar ai që heq dorë nga origjina e tij”.
Pejgamberi a.s. e ka theksuar edhe këtë hadith: “Allahu xh.sh. as nuk do ta shikojë Ditën e Gjykimit, njeriun që bënë marrëdhënie seksuale me një burrë apo me një grua në të pasmen e saj (anus).”
Nga Enes bin Maliku, transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kushdo që vdes prej ummetit tim dhe ka bërë atë që ka bërë populli i Lutit a.s., All-llahu xh.sh.do ta bashkoj me popullin e Lutit a.s., dhe do të ringjallet bashkë me ta.”
Për këtë mëkat, është paraparë dënimin me vdekje
Juristët islamë janë të ndarë në mendime për mënyrën e ekzekutimit të dënimit me vdekje për kryesit e këtij mëkati të madh. Disa janë të mendimit se dënimi është identik për homoseksualët dhe për kryesit e krimeve seksuale (me gurë). Të tjerët mendojnë se ata duhet të likuidohen me shpatë ose me djegie, siç ishte praktikë e Ebu Bekrit, Aliut, Abdullah bin Zubejrit dhe Hisham bin ‘Abdul-Melikut. Të tjerët ndajnë mendimin se homoseksualët duhet të hedhën nga maja me e lartë e murit apo e malit, dhe pastaj të varrosen ose të mbulohen me gurë.
Homoseksualiteti në shoqëritë moderne
Këto janë fakte që nuk janë të panjohura për njeriun modern. Megjithatë, është e pabesueshme se si qytetërimi modern perëndimor injoron faktet historike dhe insiston në fushatat të cilat sistematikisht e çorodisin ndërgjegjen e mbarë njerëzimit. Ky fenomen abnormal tani është përhapur në botë më shumë se kurrë. Për më tepër, vetëdija e çoroditur e njeriut bashkëkohor e ka legalizuar këtë akt të panatyrshëm që nuk praktikohet, në rrethana normale, madje as në mesin e llojeve të kafshëve. Kush mund të ketë parë se qeni bënë marrëdhënie me një qen ose kali me kalin? Të vërtetën e tha ai i cili kishte deklaruar:

“Frikohem se mos e ofendoj kafshën nëse e krahasoj me disa njerëz” I Lartëmadhërishmi për këta të pamoralshëm ose të ndytë ka thënë: ” A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetëm si kafshë, bile janë edhe më të humbur nga e vërteta. “(El-Furkan, 44)

Mjetet e informimit, stacionet televizive satelitore, web faqet e shumta, revista pornografike, produksionet filmike etj, reklamojnë burrat dhe gratë e shfrenuar-a që demonstrojnë dashurinë e të njëjtit seks, duke shkatërruar konceptin aq human të jetës njerëzore, dhe krijimin e anarkisë morale. Pasojat e saj janë efektet e tmerrshme anësore (AIDS), shkatërrimi familjes, zvogëlimi drastik i natalitet, gjithnjë e më tepër në rritje numri i të rinjve të cilët nuk duan martesën etj. Në vend se të punohet për të parandaluar liberalizimin e pakufizuar të lirisë seksuale dhe mbrojtjen e shëndetit, me vetëdije promovohet anarkia seksuale e cila domosdoshmërisht bartë me vete sëmundjet më të rënda të njeriut modern ose bashkëkohor.

Homoseksualiteti është një tipar i veçantë i shoqërive të zhvilluara në Perëndim. Kjo anomali ka pranuar ligjshmërinë e saj në mundësinë e lidhjes së martesës, përmes regjistrimit të shoqatave, klubeve, paradave, kandidimin për postet drejtuese, dhe madje edhe për president etj. Në Paris, ka më shumë se treqind mijë homoseksualët. Disa vjet më parë në Angli, homoseksualët kanë luftuar për mundësinë e adoptimit të fëmijëve pa prindër. Çfarë tjetër mund të pritet nga ata që e kanë harruar Allahun, kështu që Ai i bëri që ata ta harrojnë vetveten.
Homoseksualiteti është duke trokitur edhe në dyert tona

Vala e kësaj paturpësie, e kamufluar shumë bukur pas fjalës civilizim dalëngadalë po troket edhe në dyert tona. Në sistemin socialist, homoseksualiteti trajtohej si vepër penale, me ardhjen e sistemit “demokratik” ai nuk është më. Në të vërtetë, homoseksualiteti në mënyrë shumë perfide është duke u përkrahur përmes programeve më të shikuara televizive.
Asnjë njeri, i cili në vetvete ka një grimcë të vogël të pastërtisë natyrore, nuk duhet të jetë indiferent ndaj këtij fenomeni. Pavarësisht nga feja dhe etnia, ne duhet të ndërtojmë një front të rezistencës kundër këtyre shfrenimeve të shëmtuara, në mënyrë që të mos dominojë e keqja dhe që ligji hyjnor mos të tejkalohet. Në këtë kuptim, lusim të Krijuesin e Plotfuqishëm që të na ruaj nga ky akt i urryer, gjithashtu lusim Allahun xh.sh. që të na ndihmoj në përpjekjet tona për të mirën e të gjithë njerëzve të moralshëm dhe të ndershëm. Amin!
Autor: Mr. hfz. Halil Mehtić
Përshtati Esat Rexha