Në Maqedoni është në rritje numri i personave që magjistrojnë ose bëhen doktor shkencash të cilët presin në radhë për të gjetur një vend pune. Sipa stë dhënave të fundit të Agjencisë për punësim, 1032 magjistra dhe 19 doktor shkence ende shpresojnë të gjejnë një vend pune.
Prej personave që kanë doktoruar 18 janë që kanë mbaruar në shkenca të përgjithshme. Me numër më të madh janë filozofët, dy veterinerë, nga një pedagog, psikolog, sociolog dhe jurist.
Nga ky Agjencisë theksojnë se shumica prej tyre refuzojnë të punojnë ose kërkojnë punë në Maqedoni por me rrogë evropiane.
Drejtori i Agjencisë për punësim thekson se shumë rëndë është të sigurohet punë për këta persona. Tregu nuk ka nevojë për këso lloj personash të kualifikuar, kurse ata kanë kërkesa të larta. Problemi, sipas sociologëve është te sistemi arsimor. Ka hiperproduksion të kuadrit jocilësor.
Tani është shumë lehtë të bëhesh magjistër por edhe doktor i shkencave, theksojnë ata. Punimet shpeshherë rishkruhen ose kopjohen, nuk ka metodologji dhe standarde në bazë të cilës punohet një temë, kështu që shpesh ndodhë të publikohen informacione jo të sakta, statistikë e gabuar dhe tregues të gabuar.
Nga numri i magjistrave që kërkojnë punë në mënyrë aktive, një e treta prej tyre janë juristë, kurse diçka më pak janë ekonomistë.