Categories
Lajme Lajme FRI

KUVENDI RAPORTUES XVII

Në Qendrën e FRI-së në Shkup, në prani të kuvendarëve nga e gjithë Maqedonia, u mbajt kuvendi raportues i XVII me rradhë për vitin 2023.

Kuvendi filloi me leximin e disa ajeteve kuranore nga hoxhë Mevlan Abazi, njëkohësisht edhe kryetari i FRI – dega Tetovë, kështu duke vazhduar edhe me fjalë përshëndetëse ku para të pranishmëve u drejtua kryetari i këtij kuvendi raportues, Liridon Ismaili.

Fjalë rasti pati kryetari i Forumit Rinor Islam Mr. Xhabir Emini, i cili përgëzoi aktivistët e FRI-së për veprimtarinë e pandalur gjatë gjithë vitit, sukseset në punën me të rinjtë duke iu dëshiruar shpërblime nga Zoti i Lartësuar.

Poashtu, kryetari vazhdoi edhe me paraqitjen e raportit njëvjeçar, që nga janari 2023 deri në dhjetor 2023.

Pas debatit dhe diskutimeve nga kuvendarët, i njejti raport u votua dhe me shumicë votash u miratua.

Më pastaj, sekretari gjeneral i FRI-së Abdulhamid Mustafa bëri paraqitjen e raportit financiar për vitin 2023, i cili poashtu me shumicë votash u miratua.

Punimet e kuvendit u përmbyllën me sukses dhe të njëjtat gjatë gjithë kohës u shqyrtuan e u vërtetuan nga komisioni verifikues, i përcaktuar nga kuvendarët.

Të pranishmit kishin mundësinë që të parashtrojnë pyetje dhe të realizojnë debat mbi raportin në fjalë i cili pastaj u miratua me shumicë votash.

30 dhjetor, 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version