Komisioni për verifikimin e fakteve shqyrton lista me kandidatë për zgjedhjet lokale të parashtruara nga Komisionet komunale zgjedhore që të vërtetojë nëse dikush ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete.
Rreth një e treta e kandidatëve tani më e kanë kaluar filtrin lustrues sepse edhe në periudhën e kaluar kanë qenë kryetarë komunash ose këshilltarë.
Sot listat me dy të tretat e tjera të kandidatëve do t’u dorëzohen në verifikim Shërbimit për siguri dhe kundërzbulim në MPB, Shërbimit ushtarak për siguri dhe zbulim në MM dhe Agjencisë për zbulim dhe deri te Arkiva shtetërore.