Në vitin 1983, ai vendosi të pensionohet, e përqafoi  pakëz më vonë, në vitin 1986, pasi ai e zotëroi arabishten dhe mësoi Kur’anin përmendësh.
Rabat –
Një përkujtim me nderim ndaj Muhammed Knut Johan Richard Bernström, ish-ambasadori suedez në Marok, i cili e përqafoi Islamin, është mbajtur me një program të veçantë, një dokumentar në lidhje me jetën e tij që është shfaqur në Marok gjatë fundjavës.
“Sapo e dëgjoi historinë e ambasadorit suedez në Marok, Princesha Shamsa Bint Hamdan Al Nahyan, vendosi për të financuar filmin, kështu që filmi mund të bëhet një urë në mes të dy botëve që jetonin në keqkuptime,” tha Ibtihal Jeffry, Zëvendës Drejtor i Fondacionit Tabah nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që e ka financuar filmin, tha për Hespress, sipas raportit të datës 21 Tetor 2014, të Agjencisë Botërore të Lajmeve të Marokut.
Ambasadori, Muhamed  Knut Johan Richard Bernström, u lind më 22 Tetor 1919 dhe vdiq më 21 Tetor, 2009.
Si diplomat, ai ka punuar në Spanjë, Francë, Bashkimin Sovjetik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazil, Kolumbi, Venezuela dhe Maroku.
Ai ishte ambasadori i Suedisë në Marok nga viti 1976 deri në vitin 1983. Gjatë kohës sa ishte në Marok, Muhamedi u bë shumë i interesuar për kulturën marokene.
Në vitin 1983, ai vendosi të pensionohet, e përqafoi Islamin, pakëz më vonë, në vitin 1986 pasi e zotëroi  arabishten dhe e mësoi Kur’anin përmendësh.
Më vonë, ai e përktheu Kur’anin në gjuhën suedeze me titull    “Mesazhi i Kur’anit”.
Duke i njohur përpjekjet e tij për t’i sjellë dy botërat më afër, Maroku e përkujtoi, e nderoi me shfaqjen e filmit “Midis dy botëve”, drejtuar nga Ovidio Salazar, një drejtor amerikan.
Filmi paraqiti jetën e ambasadorit suedez i cili mund të jetonte si një njeri me mendje të hapur, njeri Perëndimor dhe si një musliman i ri që me të vërtetë e donte fenë tij.
Një diplomat i cili e njihte ambasadorin, tha:”Ai, [Muhamedi], jetonte në mes të dy kulturave, dhe u përpoqë të bënte një gërshetim në mes tyre; muret e shtëpisë së tij ishin të mbushura me piktura të artit perëndimor dhe artit maroken në të njëjtën kohë. ”
Ajo shtoi, “ai ishte një folës i 13 gjuhëve, dhe ka pas gjithmonë dëshirë të madhe për të qenë edhe më i ditur; kështu ai erdhi në Marok, ku studioi gjuhën arabe dhe Kur’anin dhe ai e zbuloi fenë Islame, si një fe të rregullt, autentike. ”
 
Marrëdhëniet solide 
Një përfaqësuese e Ambasadorit të Suedisë në Rabat i vlerësoi marrëdhëniet solide ndërmjet Suedisë dhe Botës Muyslimane.
“Suedia dhe marrëdhënie e qëndrueshme me Botën Muslimane janë të lashta, që nga koha e Halifatit dhe Vikingëve,” tha diplomati.
“Muzetë në Suedi ende mbajnë kopje të monedhave marokene që nga epoka e shteteve Marokene të dinastisë së Idrisive,” shtoi ajo.
Sipas Hespress, filmi do të shfaqet edhe në në Rabat, ku Muhamed Knut ka punuar si ambasador i vendit të tij për rreth shtatë vjet.
Sipas raportit të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, muslimanët përbëjnë midis 450.000 dhe 500.,000 banorë prej nëntë milionë banorëve të Suedisë.
Në fillim të muajit, tetor 2014, Aida Haxhialiç u emërua si zyrtare  e lartë e shkollave të mesme  dhe Institucionit Arsimor me emrin Iniciativa Arsimore për Rriturit në Suedi.
Mehmet Kaplan, turk, është emëruar, gjithashtu,  Ministër i Strehimin të Suedisë  në qeverinë e re të Stefan Löfven-it.
 
Burimi: OnIslam & News Agencies
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë