“Islami më ka ndryshuar mua me personin që unë me të vërtetë dëshiroja të bëhëm!,” tha Salahudin Decero.
Philadelphia
Lindur në një familje siciliane në Filadelfia, Salahudin Decero dëshira për fe pas një jete me kënaqësitë e kësaj bote e ka transformuar atë nga një adoleshent, jeta e të cilit ishte përqëndruar rreth femrave, alkoolit, marijuanës , u bë prifti katolik dhe më në fund një musliman.
“Nga mosha 13-17 vjeçare, jeta ime përbëhej nga shumë pak gjëra. Femrat, alkooli, marijuana, krimi, dhe të hollat. Jeta ime ishte jetë e kënaqësive të kësaj bote dhe rehatisë, ” tha Decero për The Deen Show.
“Rrallë, ndonjëherë, kam shkuar në  kishë. Pra, në fëmijërinë time kam qenë i pafajshëm, por në vitet e mia të rinisë, familja ime ishte shumë e lëkundur dhe jofunksionale. ”
Të jetosh në një shtëpi me marëdhënie të lëkundura dhe jofunksionale, i riu e gjen  veten me njerëz të gabuar të cilët të fusin në jetën e turbullt.
Nga mosha 17-të vjeçare, Decero ishte sëmurë me mënyrën e tij të jetës dhe dëshironte për të ndryshuar. Duke kërkuar një mik, miku më tha gjeje Zotin.
“Unë qesha sepse unë nuk besoja aspak në Zot! Por përsëri ai më tha gjeje Zotin! Unë shkova në shtëpi atë natë dhe vuajta tundime të mëdha dhe vazhdova përsëri në rrugën time të zakonshme të jetës, “kujton ai.
“Të nesërmen nga frika tek shkova te ky njeri dhe i thashë : Unë jam i gatshëm për të gjetur Zotin, por unë nuk e di se kush është Zoti! Ai tha se Jezu Krishti është Zoti dhe Shpëtimtari dhe ai vdiq për ju. ”
Duke folur në lidhje me udhëtimin e tij përgjatë përvojave të ndryshme fetare, Salahudin Decero tha, “kam filluar të ndjejë besimin dhe një ndjenjë e madhe u zhvilluar  tek unë me një besim të thellë. Unë u bëra shumë fetar, shumë shpejtë që në fillim. Fillova të mendoj që të bëhem prift dhe murg, por hezitoja t’i tregoja për këtë ndokujt.
“Rreth dhjetë muaj pasi fillova për të praktikuar besimin tim Katolik , unë shkova për të jetuar në një manastir, për të jetuar si murg në Filadelfia dhe aty fillova për të studiuar me qëllim për t’u bërë prift,” shtoi ai.
“Unë u zhvendosa nga Filadelfia në Minesota pas rreth tri vjetësh  dhe kam jetuar atje të njëjtën jetë. Pastaj studimet e mia më çuan në  Romë, Spanjë, Francë dhe sërish në Itali! ”
Më në fund në Islam 
Faza përfundimtare e kërkimin të Deceroit për fenë e vërtetë filloi kur ai u takua me një imam, pas tetë vite e gjysmë  në një manastir, i cili tronditi besimin e tij me pyetje të thjeshta.
“Ai më pyeti rreth kishës, Jezusit, Marijes dhe historisë! Për disa  pyetje që më bëri unë kurrë as që kisha menduar më parë dhe unë isha i habitur, “kujton ai takimin e parë me imamin në Filadelfia.
“Ai më ka pyetur mua se ku Jezusi ka thënë se unë jamZoti!? Megjithatë, unë nuk mund t’i jepna një përgjigje, sepse Jezusi nuk ka thënë kështu! Unë kurrë nuk kisha menduar në lidhje me këtë.
Pyetjet e tij të thjeshta e tronditën besimin e Deceroit, i cili vendosi për të hulumtuar më shumë për Islamin.
“Unë shkova në shtëpi dhe mendoja në lidhje me çka biseduam me imamin. Kam kaluar gjithë natën duke menduar për atë  muhabet. Fillova me lexuar Kur’anin. Fillova me lexuar historinë, jetën e Muhammedit, dhe hadithet, të cilat vërtet më pëlqyen shumë,” tha ai.     “Unë fillova të hulumtoj se si luten myslimanët. Por mbi të gjitha, unë filloi duke kërkuar në Bibël për të parë se kush është Jezusi! Pas rreth katër muajsh kam ardhur në përfundim se Jezusi nuk ishte Zoti, as bir’i Zotit! Unë kam ardhur në përfundim se mëkati origjinal nuk vjen nga goja e Jezusit. ”
Në këtë fazë, ai vendosi që të bëhet musliman.
“Pra, për herë të parë në muajin nëntor unë shkova në një xhami në Filadelfia afër shtëpisë së nënes sime dhe i thashë Imamit se dua të bëhem musliman. Ai më pyeti se çfarë dija rreth Islamit dhe unë i kam  thënë se di shumë pak, “ka thënë ai.
“Ai më mësoi aq shumë për Islamin aty për rreth dy orë. Rreth 12:00 unë u bëra musliman dëshmova se nuk ka zot tjerër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Tij. Nga ky moment jeta ime ndryshoi përsëri! ”
Ndërsa duke folur për ndjenjat e tij, ai intimisht tha:”Kur unë u bëra musliman i kërkova Allahun që të më ndihmon të mësojë Islamin dhe Islami më ka ndryshuar mua vërtet, ashtu siç kam dëshiruar në këtë  jetë!”
 
Burimi: The Deen Show – On Islam
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë