Nëna e dy fëmijëve tregon për konvertimin e saj në Islam pas ndihmesës që i bëri një viktime të dhunuar në baza morale, si pjesë e punës së saj si oficere e policisë lokale
Oficerja e policisë lokale, Jayne Kemp (28), vendosi të interesohej më shumë rreth Islamit derisa po ndihmonte një femër muslimane e cila vuante nga dhuna familjare.
Pas bisedave të shumta me muslimanët tjerë në Twitter, ajo vendosi të tërhiqet nga besimi katolik dhe t’i kthehet plotësisht besimit Islam, dhe sot ajo jeton si muslimane.
Jayne patrullon në rrugët e Eccles, Salford me mbulesë në kokë, shaminë tradicionale islame, dhe rregullon orarin e saj të punës për të marrë pjesë në çdo xhuma. Jayne, jeton në Mançesterin Jugor, është nënë e djalit 9 vjeçar dhe vajzës 7 vjeçare. Ajo u konvertua në islam në prillin e kaluar dhe tani planifikon të ndryshoj emrin e saj në Amina.
Derisa fëmijët e saj ditën e krishtlindjeve e kaluan me babanë e tyre, ajo shkoi te nëna e saj, duke u detyruar të gatuaj qe ushqimi të jetë hallall.
”E tëra filloi kur në punë mu afrua një femër e cila ishte ndër ato qe përjetuan dhunën në baza morale. Aty ku punoj, në Eccless, është një xhami e madhe, e cila frekuentohet nga një numër i madh muslimanësh, kështu që mendova se duhet të formoj më shumë lidhje me ta. Kam menduar se Islami është vetëm një besim që detyron gratë të jenë skllave në kuzhinë, por kuptova se ishte e kundërta. Derisa po studioja islamin, pashë ngjashmëri me katolicizmin, në vlerat si kujdesi ndaj fqinjëve, respektimi ndaj të moshuarve etj. Në atë kohë nuk kërkoja ndonjë besim tjetër, por në çdo pyetje merrja përgjigje nga Islami, mendoj se jam dashuruar në të”, thotë Jayne.
Sot, ajo punon në shoqatën e policëve muslimanë të Mançesterit për të hartuar një rregullore për policet me hixhab dhe tunikë.
Si çështje qe nuk ka qenë më parë e nevojshme, Jayne thotë: ”Kam qene e shqetësuar me atë se çfarë do të thonë kolegët e mi, por për fat të mirë, ata qenë shumë të kuptueshëm. Njerëzit në Eccles kanë qenë shumë të drejtë, shumica as nuk flasin për atë. Nëse fëmijët e mi do t’më kundërshtonin që mos t’i mbuloja flokët nuk do ta kisha bërë atë. Ata dy më kanë pyetur shumë për këtë. Unë kurrë nuk do t’i detyroj. Ata mund rriten si katolikë. Shpresoj se duke komunikuar mund të tregojë se është në rregull që një grua muslimane të punoj në polici. Do të mundohem që t’i ndryshoj stereotipet negative për Islamin.”
Jayne, e cila u rrit në Wythenshawe, gjithashtu thotë: “Familja ime në përgjithësi më përkrahin. Sa kohë që unë jam e lumtur, edhe ata janë të lumtur. Kam qenë shumë e hapur që të lexoj dhe studioj për Islamin. Motra ime më tha një ditë se nuk me ka parë ndonjëherë kaq të lumtur.”
Muhammad Manzoor ishte ai që e ndihmoi Jaynen të mësoj shumë gjëra rreth Islamit. Ai drejton profilin në Twitter të xhamisë lokale në Whalley Range.
“Unë u ndjeva i pafuqishëm”, thotë Manzoor. “Ajo mi bënte disa pyetje që detyrimisht më kanë shtyrë të mësoj më shumë rreth Islamit. Ajo ka gjetur besimin e vet, shpresojmë se kjo dëshmon se muslimanët mund të inkoperohen në shoqëri, pa kompromentuar besimin e tyre.”
 
Përgatiti: Naim Berisha