Categories
Lajme FRI

“NË GJURMËT E MË TË MIRËVE” – FRI HAP APLIKIMIN PËR STUDENTËT MË TË MIRË TË UNIVERSITETIT “SHËN KIRILI DHE METODI” – SHKUP

 

Forumi Rinor Islam shpall aplikimin për përzgjedhjen e studentëve më të mirë të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup
Forumi Rinor Islam fton të gjithë studentët e dalluar të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” që të aplikojnë për përzgjedhjen e studentëve më të mirë nga çdo fakultet i këtij universiteti.

Ky aktivitet synon të vlerësojë dhe të shpërblejë përkushtimin, angazhimin dhe suksesin akademik të studentëve tanë më të mirë.
Studentët e këtyre fakulteteve të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” kanë të drejtë aplikimi:

  1. Fakulteti i Filozofisë
  2. Fakulteti i Filologjisë “Blaže Koneski”
  3. Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Matematikës
  4. Fakulteti i Shkencave të Agrokulturës dhe Ushqimit
  5. Fakulteti i Pylltarisë
  6. Fakulteti i Mjekësisë
  7. Fakulteti i Pedagogjisë “Shën Klementi i Ohrit”
  8. Fakulteti i Arkitekturës
  9. Fakulteti i Inxhinierisë Civile
  10. Fakulteti i Ekonomisë
  11. Fakulteti Juridik “Justiniani i Madh”
  12. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
  13. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë Informative
  14. Fakulteti i Teknologjisë dhe Metalurgjisë
  15. Fakulteti i Stomatologjisë
  16. Fakulteti i Artit Dramatik
  17. Fakulteti i Edukimit Fizik
  18. Fakulteti i Farmacisë
  19. Fakulteti i Arteve të Bukura
  20. Fakulteti i Veterinarisë
  21. Fakulteti i Dizajnit, Teknologjisë dhe Enterierit
  22. Fakulteti i Inxhinieringut Kompjuterik

Kushtet e aplikimit:
Për të qenë pjesë e përzgjedhjes, kandidati duhet të plotësojë kushtet vijuese:
• Të jetë student/e i/e vitit të fundit varësisht programit studimor ku është student/e
• Të ketë notë mesatare jo më të ulët se 9.00.
• Në rast se dy kandidatë kanë sukses të barabartë, përparësi do t’i jepet atij që posedon të arritura shtesë, si pjesëmarrje në gara akademike, mirënjohje, punime shkencore, botime, etj.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
• Çertifikata e lindjes (fotokopje)
• ID karta / indeksi i studentit (fotokopje)
• Çertifikata e notave (e vulosur nga fakulteti)
• Lëvdata, mirënjohje apo dëshmi të tjera (fotokopje), nëse posedon

Afati i aplikimit: 15 tetor 2026

Aplikoni te linku:
https://forms.gle/Zr8EtFjrgA2Rao1DA

Pas shqyrtimit të aplikimeve, Forumi Rinor Islam do të shpallë studentët më të mirë të çdo fakulteti, të cilët do të nderohen në një ceremoni solemne të organizuar posaçërisht për këtë qëllim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version