Një milion e 373 mijë shtetas të Republikës së Turqisë janë paraqitur për haxhin e sivjetmë, detyrim islam që përfshin vizitën e vendeve të shenjta, Mekën dhe Medinën, njoftojnë mediat lokale
Në Turqi, më 28 mars do të organizohet selektimi i kandidatëve të cilët do të shkojnë këtë vit në haxh. Në selektim do të marrin pjesë një milion e 373 mijë njerëz, ndërsa vetëm 290 mijë prej tyre do të shkojnë haxh.
Zëdhënës i drejtorit gjeneral i zyrës për haxh në Republikën e Turqisë, Ergun Yucel, kujtoi se afati i fundit i aplikimit për shkuarje në haxh është të premten.
Kryetari i Bordit të çështjeve fetare, Mehmet Gormez, më 26 shkurt do të nënshkruajë protokollin për haxh me ministrin e haxhit të Arabisë Saudite, Bandar Bin Mohammed Haggar./igj/