Ish-lojtari i Juventusit, Pavel Nedved, ka thënë se ai kurrë nuk ka e ka parë dikë të shënojë gol me çorape në një ndeshje, duke iu referuar golit të Matrit në fitoren 2-0 ndaj Fiorentinas.
28-vjeçari, Alessandro Matri, pak minuta para përfundimit të pjesës së parë shënoi një gol me çorape pasi atij iu zbath këpuca në mënyrë të çuditshme.
”Në karrierën time, kurrë nuk e kam parë dikë të shënojë ndonjë gol me çorape”, ka thënë ish-fituesi i Topit të Artë, Nedved./Telegrafi/