Magjistari me top, Ronaldinho, edhe një herë ia ka bërë të ditur adhuruesve të futbollit që ende është gjallë dhe mund të na impresionoi me talentin e tij.
Gjatë fazës stërvitore me klubin e tij Atletico Mineiro, filloi të tallej me portierin e ekipit, duke i shënuar pothuajse secilën herë që i ekzekutoi gjuajtjet e lira.
Në shumë raste portieri mbetet i shtangur krejtësisht, pasi që gjuajtjet e të madhit Gauchos janë të pakapshme. Shikoni videon për të shijuar pak nga kjo magji e legjendës braziliane./Telegrafi/