Aqua Parku në Shkup do të hapet sot në orën 13:30. Ai gjendet në anën veriore të qendrës sportive, menjëherë prapa hotelit “Aleksandar Palace”.
Në sipërfaqe prej 12.000 metrash katrorë janë ndërtuar 10 toboganë, pishinë për fëmijë, pishinë me valë, lumi dembel, ndërtesë administrative me restoran, tre kafe-bare, nyje sanitare, zhveshtore dhe ndihmë e parë. Nën objekt ka sistem bashkëkohor për filtrimin e ujit.
Në atraksionin e ri veror në Shkup do të punojnë 35 shpëtues. Aqua parku do të mundësojë edhe 40 vende të reja pune, për personat që do të punojnë në objektet hotelierike në kuadër të parkut. /Portalb