Ligji ligj mund të jetë, por nuk përjashtohet mundësia që ai për dikë të jetë nënë e për dikë njerkë, apo për dikë bashkëshorte e për dikë tjetër dashnore. Madje edhe viktima viktimë mund të jetë, por nuk përjashtohet mundësia që ajo të jetë paraprakisht një idiote, ani pse mund të bëhet dhe hiqet edhe si viktimë në ndonjë rast të caktuar. Jo çdo viktimë meriton lot dhe jo çdo lot mund të shfaqet si rrjedhojë e të qenit viktimë!
Njëra prej atyre që prej kohësh mëtohet të paraqitet si viktimë është Alma Lama, edhe pse shohim se lirshëm fyen e lirisht shkruan gjëra të atilla, që prej helikopterit mund të shihen se përmes tyre kultivon urrejtjen, por sërish thotë se është duke u kërcënuar, edhe pse falë Zotit ky pohim doli të jetë vetëm një fantazmë që mund ta imagjinojë koka e saj, sepse feja të cilën ajo nuk mund ta durojë është paqe, ndaj duhet duruar edhe dërdëllitjet e saja dhe këtë besoj se çdo mysliman me njohuri themelore do ta bënte.
Kështu që, Alma Lama e cila thotë se nxitja e urrejtjes dënohet me ligj dhe që paskësh paralajmëruar kallëzim penal kundër “Gold Ag-i” për këngën e tij të fundit “Shqiptari – 2”, ndonëse qëllimisht për të satën herë më radhë dëshmon se për kallëzim penal dhe për një meritore e burgut është vetë kjo. Në tekstin e saj katër-pesë vargjesh, ajo akuzon rëndë, gjoja duke u mbrojtur, edhe pse as unë nuk pajtohem me Arijanin që ajo të quhet ashtu siç ishte quajtur në këngë, sepse dihen kushtet për ta konstatuar një gjë të tillë, por unë mendoj se ka bazë juridike të mjaftueshme që njëherë e mirë t’i tregohet Lamës dera e dhomës së mbushur përplot urrejtje të natyrës fetare dhe asaj racore.
Pa u skuqur fare ajo kështu shkruan: “ia kanë mpirë trurin hoxhallarët”, duke i fyer fillimisht hoxhallarët, gjoja se ata merren me mpirje të trurit dhe vetë Arijanin e akuzon për të mpirë, gjë që kjo lypset të argumentohet. Pastaj shkruan: “promovon vahabizmin e arabizimin e Kosovës”, akuzë kjo që fillimisht lypset shpjegimi i kuptimit të vehabizmit dhe pastaj duhet ta bëjë binjakëzimin e kësaj akuze me veprat e Arijanit, si dhe arabizmin në këtë rast e përdorë në një kontekst krejt fyes, gjë që kjo është një racizëm i hapur. Paramendoni sikur në Arabi sjelljet e këqija nga pikëpamja e dikujt të shoqëroheshin me fjalën shqiptarizim, duke pasur për qëllim fyerjen e vepruesit të asaj vepre a sjelljeje përkatëse. Kjo që arsyen qëmoti e ka humbur, thotë se ai vetëm shqiptar nuk mund të jetë! Po kush është kjo, apo kushdo qoftë tjetër, që t’ia merr të drejtën e përkatësisë kombëtare, kur dihet mirëfilli se jo patjetër çdo shqiptar duhet të jetë i mirë, edhe pse një gjë e tillë do të ishte përsosmëri? Në bazë të këtij botëkuptimi i bie që shumë pak të kemi shqiptarë, ngase nuk janë ashtu si i paramendon ajo, ndonëse të cilët mund të jetojnë në ishullin utopisë, por assesi në trojet tona. Pa fije argumenti për publikun kjo shkruan: “merr para të majme nga linjat arabo-vahabiste për të punuar kundër kombit shqiptar”. Vetëm një i përkëdhelur i pushtetit, apo i dikujt tjetër, me kaq lehtësi mund të të akuzojë, madje duke u paraqitur njëherësh vetë si viktimë, kur dihet mirëfilli se të qenit agresor shihet qartë me rastin e paraqitjes së një pakënaqësie. Unë mendoj se Alma Lama, Ismail Kadare dhe gjithë ata që prej kohësh na fyejnë mbi baza fetare në mos ligjërisht, sepse po shihet se ende ligji është në anën e tyre, të paktën moralisht duhet t’i dënojmë, duke i privuar prej çdo paraqitjeje, ashtu siç një njeri i mençur dhe i moralshëm do të bënte me Bleona Qeretin, të cilën gazetat maqedonase me krenari po e publikojnë në faqet e tyre të para si bijë shqiptare. Ja për shembull se çfarë shkruan Ismail Kadare në librin e tij të fundit, “Mëngjeset në Kafe Rostand”: “mbulimi i grave do të ishte pothuajse e njëjta gjë si bota në ditën e parë të zezë të saj. Vështirë se mund të gjendej një muzg më i trishtueshëm se ky. Një perëndim pa mëngjes”. Ky të paktën të ishte vetëm një lloj demokrati liberal nuk do ta shkruante këtë, të mos flasim për një shkrimtar të madh, roli i të cilit do të duhej të ishte unifikimi dhe udhërrëfimi drejt së mirës dhe së ndershmes!
EDITOR
10 years ago
previous article
Ja cilët lojtarë konsiderohen si e ardhmja e futbollit (Foto)
next article
‘Elegji’ për Tetovën
you might also like
JO KRIME, NË EMËR TË NDERIT! – Dr. Bashkim Aliu
2 years ago
Agjërimi shkollë e durimit
3 years ago
Një vazo me shumë lule!
3 years ago