Përveç pamjes, mjekra, në masë të madhe, përmirëson edhe shëndetin tuaj.
Sipas një studimi të ‘Southern Queensland University’ që është botuar në revistën ‘Radiation Protection Dosimetry’, mjekra bllokon 90 deri 95 për qind të rrezeve UV, dhe në këtë mënyrë ngadalëson procesin e plakjes, si dhe zvogëlon rrezikun e kancerit të lëkurës.
A keni astmë? Poleni dhe pluhuri thjesht nuk mund të kalojnë nëpër mjekrën tuaj. Mjekra, gjithashtu, ju mbron nga era dhe mban lagështinë e lëkurës, duke ju bërë kështu më të ri dhe më të freskët.
Përveç kësaj, heqja e mjekrës është shkaktar kryesor i përdridhjes së qimeve përbrenda lëkurës, në anën tjetër, nëse keni mjekër ju nuk keni pse të shqetësoheni për aknet./igj/