Konkursi më prestigjioz i fotografisë në botë, “World Press Photo” shpall rezultatet për vitin 2012.
Në këtë konkurs morën pjesë 5 666 fotografë me 103 481 fotografi. Konkurrentët vinin nga 124 vende të botës.
Vendin e parë në kategorinë “Spot News”e fitoi Paul Hansen nga Suedia, me një foto të realizuar në Gaza, kur të afërmit po varrosnin trupat e disa fëmijëve që humbën jetën nga sulmet izraelite.
Vendin e dytë e fitoi turku Emin Ozmen me një foto nga qyteti sirian i Alepos, ku kryengritësit po torturonin një spiun të regjimit.
Më sipër mund të shikoni fotot fituese dhe disa prej fotove të tjera më të vlerësuara…/Start/