Nga Mali në Afrikë e deri në mijëra metra mbi nivelin e detit, mes Himalajeve. Revista elektronikeFubiz” rënditi 12 prej fshatrave me peisazhet më magjepsëse, pamje që të lënë pa frymë. /albeu.com/
E nisim nga pamja e parë.Fshati Hobit ekziston vërtet. Ai ndodhet në Zelandën e Re dhe është përdorursi shesh-xhirim thuajse në të gjitha seritë e sagës së filmit fantazi.

Kjo foto vjen nga Malta. Vendi i vogël ishullor i Mesdheut shquhet për bukuritë e tij dhe ndër to është edhe fshati i pagëzuar që prej 1980 si “Fshati Popeye”. Pikërisht këtu u frymëzua “Disney” për realizimin e seteve të serialit vizatimor, aq të dashur të kohës.
Pamja e radhës mbërin nga ‘toka mbretërore’ në një ditë me mjegull. Imazh i shkëputur nga një fshat në jug-perëndim të Anglisë.
Ky eshte Sar Agh Syed, njëri prej fshatrave më të bukur të Iranit. Një ndërthurje perfekte mes modernizmit oriental dhe kulturës perse. Numëron mbi 2 mijë banorë.
Rikthehemi në Afrikë, këtë herë në në njërin prej bregdeteve të paprekur ende nga zhvillimi, ku është shkrepur edhe fotoja e mëposhtme.
Kthehemi në Europë. Kontinenti i vjetër është strehë e qindra bukurive natyrore, që kur kombinohen me ndërhyrjet e duhura njerëzore marrin akoma më shumë hijeshi. Ky është rasti i fshatit holandez Bourtange në kufirin me Gjermaninë.
Në Azi. Mes maleve të Himalajave ndodhet kjo perlë tibetiane, mijëra kilometra mbi nivelin e detit.
Ishujt Faroe. Fshati i vogël, strehë e një grushti banorësh quhet Gasadalur.
Disa qindra kilometra larg nesh shtrihet Salzkammergut, fshati austriak magjepsës me rreth 1 mijë banorë, që ja vlen të vizitohet në cdo stinë të vitit.
Sërish në Kinë. Këtë herë më në jug të saj, ku mes parcelave të mbjella me oriz shtrihet ky fshat.
Hidhemi në Afrikë. Buzë lumit Niger në Mali ndodhet një fshat i vogël piktoresk i izoluar në shkretëtirë, mbijetesa e të cilit varet vetëm nga peshkimi.