Ndeshja e mbetur mes skuadrës së Pelisterit dhe Vardarit në kuadër të LPFM-së, që u zhvillua në Manastir përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.
Përveç lojës së dobët nga të dyja skuadrat, ajo që ra në sy në këtë takim të shumpërfolur ishte prania e madhe e forcave policore që ishin prezente për ta siguruar ndeshjen.
Kujtojmë që ndeshja mes dy klubeve rivale u shty për shkak të incidenteve që ndodhën në Shkup, ndërsa në këtë ndeshje nuk ishin prezentë tifozët e Vardarit.
Nga ana tjetër tifozët e skuadrës së Pelisterit të njohur si “Çkembari” kanë sulmuar policinë duke i quajtur ato “shiptarska policija”. Gjithashtu tifozët vendas patën edhe fyerje të tjera në adresë të shqiptarëve.
Kujtojmë se me ligjet e reja në Maqedoni, sjellja e dhunshme dhe fyerjet e tifozëve në baza etnike ndëshkohen me burg, ndërsa tash fjalën e kanë organet kompetente për të marrë masa ndaj këtyre rasteve. /Portalb