“Në bazë të disa studimeve që janë bërë nëpër vende të xhunglës, antropologët erdhën në përfundim se aty ku ka zhveshje totale të njerëzve ka fare pak ose aspak ndenja dashurie” Victor De Munk
Sipas këtij studimi zhveshja e asgjëson ndjenjat e dashurisë në mes mashkullit dhe femrës. Ndër shumë dëmesh që ka ‘zhveshja’ është edhe ky fakt interesant të studimit të antropologëve.
Zhveshja e tepërt e gjinisë femërore në vendin tone për fat të keq është bërë shumë normale, madje edhe modë. Jemi në hall, nuk dime më si t’a ndalim këtë modë të keqe e cila e bën gjininë më të bukur të trajtohet vetëm nga dukja fizike, modë e cila e lehtëson amoralitetin dhe e vështirson martesën(krijimin e familjes), mode e cila shkatërron shoqërinë dhe më e rëndësishmja modë e cila e nënvlerëson gjininë femërore.
Një gjë e cila e dëshmon këtë studim është se ciftet po veprojnë në bazë të epshit të tyre, nuk po martohen por ‘lidhjen e ndaluar’ po e quajnë bashkjetesë, edhe ata që po martohen në momentin e mbarimit të  interesit epshorë po divorcohen sepse nuk e kanë një lidhje dashurore mes veti.
Kosova dhe Shqipëria shënojnë një ritje të divorceve, dhe padyshim një ndër faktorët më të rëndësishëm është zhveshja e tepërt.
Mediat imponuese nr1
E ashtuquajtur ‘Estrada Kosovare’ e cila quditërisht të rinjët tanë po e ndiejn veten të detyruar t’i kopjojnë ata, janë në një gjendje shumë të ulët njerëzore dhe morale. Mediat duke e argëtuar imponojnë dhe indoktrinojnë kultura të panjofshme ndërsa shikuesit pa e kuptuar se çfarë po ndodh përball TV-së duke ngrënë fara po tjetërsohen.
Kjo është një gjë e cila shumë pak po flitet tek ne edhe pse është shumë e rrezikshme për shoqërinë. Hajde ta lëmë shoqërinë ndoshta s’na intereson fare mireqenja shoqërore, por kjo është e rrezikshme edhe drejtpërdrejt për veten tonë. Paramendoni një shoqëri pa ndjenja dashurore(njerëzore) dhe e cila ka zëvendësuar me ndjenja epshore(shtazore).
Unë nuk po mundem me paramendu, prandaj mendova të jap kontributin tim sado e vogël qoftë. Ndoshta dikush lexon e bindet se kemi nevojë për një shoqëri të shëndosh, për familje të shëndosha, për individ të shëndosh e cila automatikisht është lokomotivë për zhvillimin e shtetit tonë.
Dëmet tjera të zhveshjes
Do të mundohemi t’i cekim disa nga pasojat e shumta të zhveshjes, e ndër ta:
– Përhapja e amoralitetit dhe prishja e shoqërisë.
– Shkatërrimi i gjinis mashkullore dhe asaj femërore dhe humbja e nderit dhe turpit
– Bërja e gruas plaçkë të lirë dhe të pavlerë
– Çrregullimet familjare dhe humbja e besimit ndërmjet antarëve të familjes
– Shpërndarja e sëmundjeve dhe epidemive të ndryshme shkas i të cilës janë amoraliteti.
Madje, moskënaqja me asgjë, kërkimit gjithmon më shumë(mos ngopja) dhe ankesat e shumta te depresionit unë po e ndërlidhi me këtë humbje të ndjenjës së dashurisë mes njerëzve.