Ramazani, kthimi në vete!

Ramazani, një frymë e re, frymë e cila pastron zemrat tona, fytyrën tonë dhe vetë neve si individ.
Muaji i shenjtë i Ramazanit, muaj në të cilin ndjehemi më të fuqishëm, më të lumtur dhe më të gatshëm si asnjëherë më parë për të bërë vepra te dobishme dhe gjëra të mira, gjëra të cilat do ta bëjnë që Zoti i madhërishëm do të jetë i kënaqur ndaj nesh.

Jeta është e shkurtër, për atë arsye ne si musliman mundohemi që çdo moment mos ta kalojm kot sidomos në këtë muaj të shenjtë ,muajin e mëshirës, begatisë ku na mundësohet më shumë ta gjallërojm zemrën tonë, pasi që ndonjëherë nga mëkatet e tepërta arrijmë deri tek vdekja e saj.

Për dallim nga muajt e tjerë në këtë muaj dhëntë Zoti që të jemi gjallë e shëndosh për të i ndihmuar të varfërit, për të strehuar të pastrehët dhe për të i luftuar të tjerët që na nxisin për të bërë vepra të liga të cilat ndikojnë në moralin tonë.

Në zemrat e muslimanëve gjatë këtij muaji madhështor mbjellet një gëzim pasi me pendim na mundësohet pastrimi i zemrave nga mbulimi i mëkateve qofshin ndaj Krijuesit apo ndaj krijesave.
Një ndër kënaqësit më të mëdha të këtij muaji është dhe kërkimi i natës së Kadrit, pasi që në këtë natë zbriti Kur’ani dhe kjo na bënë edhe më shumë të na shtohet dashuria për fjalët e Allahut.

Gjatë agjërimit na dridhen zemrat që po veprojm diçka për hirë të Allahut duke mbushur zemrat me mirësi, butësi, frymëzim, mëshirë, gëzim, me dashuri të sinqert duke u munduar sa më larg mëkateve dhe me shpresë qe të arrijmë kënaqesin e Zotit.

Vlera e këtij muaji është aq e madhe sa që në Xhennet është dera e quajtur Rejjan që veçohet vetëm për agjëruesit.
Muhammedi a.s thot: Çdo vepër ka shpagimin e vet, veçse agjërimi është i Zotit dhe vetëm Ai e dinë se si ta shperblejë.

E falënderojm Zotin që na mundësoi të jemi musliman, e falënderojm që na e veçoi një muaj të shenjtë siç është Ramazani.
Shpresoj që në këtë muaj ta kënaqim Zotin me veprat tona për hirë të Tij.

Fidane Ajvazi