Kompleksi i Imam Buhariut në Uzbekistan, i cili gjatë periudhës së Bashkimit Sovjetik është kthyer pothuajse në rrënoja, tani arriti në ditët e tij madhështore.
Kompleksi i gjallëruar me përpjekje të posaçme të Presidentit Islam Kerimov, me atmosferën e tij shpirtëror u pëlqye mjaftë nga ana e vizitorëve.
Pas punimeve të restaurimit kompleksi i Imam Buhariut, që me shekuj ishte një vend mjaft i frekuentuar, edhe sot frekuentohet nga ana e myslimanëve të botës.
Punimet e dekorimit dhe të kaligrafisë të punuara mbi pllaka e posaçme të mermerit që u sollën nga Irani, mostrat unike të gdhendjes së drurit me të cilat është rrethuar oborri tërheqin mjaftë vëmendjen e vizitorëve.
Vizitorët gjatë vizitës së kompleksit, informohen nga ciceronët ekspertë në lidhje me jetën e Imam Buhariut, dëgjojnë këndimin e Kur’anit dhe bëjnë lutje.
Imam Buhariu është një dijetarë shumë i madh që dha një kontribut të rëndësishëm për fenë islame.
Për shkak të kontributit të tij të dhënë për fenë ai mori titullin e të parit në transmetimin e haditheve, pra thënieve të profetit Muhamed.
Gjatë jetës ai mblodhi në një vend 7275 hadithe të vërteta.  /trt/