Me 22 Korrik 2013 patëm nderin që në Xhaminë e Wetzikonit ta kemi mysafir profesorin e nderuar Sabahudin Mahmudi. Me këtë rast, u shtrua iftar ku morrën pjesë edhe imami i xhamisë së Wetzikonit Bashkim Aliu dhe imami i xhamisë së Xhenetit në St.Gallen, Fehim Dragusha.
Prof.Sabahudin Mahmudi iu drejtua me disa fjalë xhematit të xhemisë së Wetzikonit, ku dha disa këshilla dhe bëri një përshkrim të jetës fetare në vendlindje.
Pas namazit të teravisë, vazhdoi bashkëbisedimi me prof.Sabahudin Mahmudin dhe me imamët Fehim ef.Dragusha dhe Bashkim Aliu. Me këtë rast, më tepër u rreh çështja e jetës fetare dhe sfidave me të cilat ballafaqohen xhamitë dhe xhematet në Zvicër dhe në Perëndim në përgjithësi.
Të pranishmit dolën mjaft të kënaqur nga vizita dhe bashkëbisedimi me profesorin e nderuar dhe dy bashkëbiseduesit e tij.