Policia dhe ushtria ndërhynë ndaj manifestuesve të cilët protestonin kundër grusht shtetit në sheshin Ramses të Kajros.
Në këto ngjarje kanë humbur jetën 7 dhe u plagosën një numër i madh i personave.
Në këtë mënyrë forcat e sigurisë gjatë një jave sërish përdorën forcën kundër përkrahësve të demokracisë.
Përleshjet në Kajro nisën me protestat e përkrahësve të demokracisë që kërkojnë kthimin e Murisisë të filluara nga rruga e Ramsesit ku ndodhen dyqanet më luksoze të Kajros.
Përleshje u jetuan mes ngasësve e pronarëve të dyqaneve dhe protestuesve të cilët mbyllën rrugën për qarkullim rrugor.
Ndërkaq policia përdori gaz lotsjellës për ti shpërndarë protestuesit e grusht shtetit.
Para një jave ushtria me zjarrin e hapur ndaj protestuesve që protestonin para shtatmadhorisë së Gardës Republikane kishte vrarë 53 persona.
Përkrahësit e demokracisë, krahas sheshit Adevije kanë ngritur çadra edhe para Universitetit të Kajros.
Në anën tjetër Beblavi i emëruar në postin e kryeministrit të përkohshëm nga ana e presidentit të përkohshëm Adli Mansur emëroi edhe ministrat e kabinetit të tij.
Ministër i Jashtëm u emërua ish-ambasadori i Egjiptit në Uashington, ndërsa si Ministër i Financave, ekonomisti Ahmet Xhelal, i cili u shkollua në Amerikë.
Ministri i ri i Kulturës u emërua një artist që ka qenë ish-drejtori i përgjithshëm i Operës së Kajros, ndërkaq ministër i shpërndarjes së mallrave të subvencionuara një drejtor i policisë.
Ministri i ri i Planifikimit të Egjiptit në deklaratën e parë të bërë tha se ndihmat prej 12 miliardë dollarëve të premtuara nga ana e Arabisë Saudite, Kuvajtit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe nuk ka nevojë të aplikohet për kredi pran FMN-së.
Ndërkohë udhëheqja e përkohshme e Egjiptit shpalli urdhër arresti edhe për 7 liderë të tjerë të Vëllezërve Myslimanë. Edhe javën e kaluar ishte publikuar një listë por nuk ka patur të arrestuar.
Zëvendës Sekretari i Jashtëm amerikan, Uilliam Bërns (William Burns) në një konferencë për shtyp të mbajtur gjatë vizitës në Kajro tërhoqi vëmendjen që të mos ndërmerren fushata arrestimi kundër Vëllezërve Myslimanë.
Bërns, i cili ishte zyrtari më i lartë amerikan që viziton Kajron pas rrëzimit të Mursisë tha: “Si do të jetë dialogu dhe pjesëmarrja në qoftë se arrestohen ose përjashtohen përfaqësuesit e partisë më të madhe në Egjipt?”
Bërns gjithashtu bëri të ditur se nuk përkrahin asnjë palë në Egjipt.
Ai pati takime edhe me presidentin e përkohshëm dhe udhëheqjen ushtarake të vendit.
Ndërsa lëvizja rinore Temerrud e cila së bashku me Partinë Selefiste Nur filluan protestat kundër Mursisë refuzoi thirrjen e Bërnsit për bisedime.