Këngëtari i mirënjohur nga Bosnja Igor Raznatovic i cili është me kombësi serbe dhe i ka takuar religjionit ortodoks ka vendosur kohë më parë që të konvertohet në fenë islame  dhe të ndërroj emrin në Hamza.
Igor është i lindur në Sarajevë me 3 gusht të vitit 1972 në një familje ku babai i tij është nga Mali i Zi dhe i takon religjionit islam dhe nëna e tij është myslimane.
“Më kujtohet se me nënën kam shkuar në Xhamin e Begut, mendoj se ka qenë nata e 27 e ramazanit gjatë viteve 89 -90, ku jam falur pasi kam parë saktë se çka bëjnë njerëzit tjerë ashtu kamë bërë dhe unë. Atëherë nuk e kam kuptuar qëllimin e namazit mirëpo kjo më mbeti në mendje. Më vonë gjatë luftës dhe ndodhive tjera më kanë ndihmuar të kuptoj,” shprehet Raznatovic i cili besoj se përvoja në të cilën përpakë do të vritej përgjithmonë e ka ndryshuar.
“Kurrë jam zgjuar në mëngjes dhe jemi nisur për në aksion dhe kemi arritur të futemi në territorin e tyre. Gjatë aksionit jam plagosur në këmbë ndërsa grupacioni tjetër që ishte me ne në aksion është tërhequr duke qëndruar të vetëm të rrethuar. Ka qenë pyetje kohe kurë do zihemi rrobë dhe do të vritemi.  Nuk shihja se si do të dalim nga situate dhe kam marrë vëllaun nga radio stacioni duke marrë hallallëk me të. Ata ishin moment që nuk do ti harroj asnjëherë, dhe tentova të vritem për fat të keq jo në emër të Allahut mirëpo nëse sërish më jepet rasti atëherë do vritem në emër të Allahut xh.sh,” ka potencuar Igori tani më Hamza.
Ai pohon se edhe njëherë Allahu e ka shpëtuar.
“Në Zemunic na u fut një granat e cila nuk eksplodoi. Është tmerruese kur kujtohen ato moment dhe shumë e çuditshme se çka bënë frika nga njeriu, vetëm pretë të eksplodoj dhe nuk je më. Mirëpo Allahu nuk e kishte përcaktuar ashtu dhe ne ngelem të gjallë e shëndosh,” tha Hamza.
“ Të gjitha gjërat i kam pranuar që në fillim, kur kam lexuar se alkooli është i ndaluar për mua nuk kishte më alkohol ashtu ndodhi edhe me gjërat tjera. Nuk me interesonte se çka do të thonë tjerët, vendosa të qëndroj i fortë në qëndrimet e mia dhe njëherit tu sqaroj njerëzve se asnjëherë nuk jamë ndjerë më së miri. Kur kam lexuar librin, ‘Shenjat e para të ditës së kiametit’, në një faqe shkruhej se muzika është e ndaluar vendosa ta lë. Më pas kam biseduar me hoxhallarë të cilët më kanë thënë mos e lë muzikën për shkak se mund t’iu ndihmoj njerëzve që të vijnë deri tek e vërteta,” thotë Raznatovic këngëtar nga grupa e Sarajevës Magbet.
Sot, Igor është i martuar a gruaja e tij Ivona është katolike dhe sipas Hamzës i lutet Allahut që ta udhëzoj sa më shpejt në rrugën e drejtë. Njëherit nga kjo martës Hamza ka edhe një djalë i cili emrin e ka Miran./shqip.republika/