Categories
Lajme FRI Studenti

SË BASHKU PËRGATITEMI PËR STUDIME

Me fillimin e vitit të ri akademik, FRI – Dega Shkup shfrytëzoi rastin për të realizuar një aktivitet shumë të rëndësishëm për të gjithë studentët.

Këtë të hënë, në ambientet e Forumit Rinor Islam u realizua takim i hapur me temë “Si të kujdesemi për shëndetin mental gjatë studimeve?”, ku fjalën kryesore e pati profesori i nderuar Musa Musai.

Profesori foli mbi koncepte të ndryshme të unit, duke e ndërlidhur me vetërespektin, ku në vijim ai shpjegoi rëndësinë e aftësive tona në përcaktimin e idealeve dhe në këtë formë inkurajoi pjesëmarrësit të synojnë lartë, ngaqë aftësitë tona biologjike dhe psikologjike janë të shumta.

Ai nuk harroi të përkujtojë edhe premtimin Kuranor, që “Zoti nuk ngarkon askënd përtej kapaciteteve të tij”.

Shkup, 16 tetor 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version