Dr Selman Aude, sekretar asistent pranë Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, gjatë një emisioni të përditshëm gjatë muajit të Ramazanit, theksoi se është e drejta e çdo individi dhe populli të ëndërrojë dhe të punojë për realizimin e ëndrrave të tij, cilat do qofshin barrierat.
Ai u shpreh se ajo që i vret dhe i shuan ëndrrat e popujve, është jeta e luksit dhe demoralizimi përballë vështirësive dhe sfidave. Aude tha se është e domosdoshme që njeriu të mos heqë dorë nga ëndrra e tij, sado e vështirë të duket. Ai tha se Zoti e ka pajisur njeriun me aftësinë e të ëndërruarit dhe fantazisë. Ëndrrën, Zoti e ka lidhur shumë ngushtë me lutjet. Një ëndërr për të cilën lutet me përgjërim dhe me insistim, do të realizohet, në dashtë Zoti – tha ai.
Aude solli modele të ndryshme rreth atyre që kanë pasur ëndrra dhe i kanë realizuar, si Martin Luter King, i cili edhe pse ballafaqohej me probleme dhe vështirësi, thoshte “Unë kam një ëndërr” dhe nuk thoshte “Kam probleme” dhe falë kësaj ëndrre, ai arriti tu garantojë zezakëve të drejtat e tyre të plota në shoqërinë amerikane. /ardhmeriaonline/