Njerëzit identifikohen me kombin. Gjuha, ndërkaq, simbolizon elementin kyç të zhvillimit kombëtar dhe ekonomik a politik të tij. Kjo, pra, shënon drejtpërdrejt shkallën e progresit të atij populli, dhe në një farë mënyre përcakton pikat kryesore të rrjedhës historike të tij.
Kjo, megjithatë, nuk do të thotë që identiteti kombëtar I tij është I qëndrueshëm, statik. Ai varet drejtpërdrejt nga mënyra se si e përcaktojnë strukturat udhëheqëse politike, ose së paku varet nga mënyra e perceptimit të tyre të nocionit “patriotizëm”, i cili në të shumtën e rasteve nxirret nga binarët e vërtetë të kuptimit.
Në Maqedoni fenomeni i patriotizmit të rrejshëm kurdoherë e ka përcaktuar rrjedhën e ngjarjeve socio-ekonomike dhe politike. Ky fakt, në të vërtetë, ka ndikuar edhe ne përcaktimin e të menduarit kolektiv, të cilin Qeveritë e kanë orientuar drejt qëllimeve dhe synimeve dytësore. Me një fjalë, çdo problematikë e vërtetë, e qartë dhe kërcënuese për popullin është paraqitur detyrimisht e panevojshme, ndërkohë që identiteti kombëtar, i bazuar në disa elemente jo fort të rëndësishme, është kanalizuar brendapërbrenda rrjedhave artificiale dhe jo fort jetike për kombin.
Ky fenomen pa dyshim lë hapësirë për ta parë çështjen me skepticizëm. Sepse, fundja, margjinalizimi i nocionit “patriotizëm” brenda disa gjërave fare pak të rëndësisht drejtpërdrejt e vret kombin shqiptar. Deshëm apo jo, identiteti kombëtar shqiptar nuk zë vend dot madje as edhe nëpër shkrimet paralajmëruese të autobusëve të Shkupit. Së dyti, madje as edhe ndërmarrjet publike nuk e shohin dot statike gjuhën tonë, sepse kristalizimi i saj në Maqedoni, në kuptimin zyrtare, duhet të gjejë vend natyralisht, dhe jo thjesht sa për marketing politik apo “demonstrim force”.
Në anën tjetër, çështja maqedonase është krejt e mirëpërcaktuar. Gjuha stimulohet përmes Qeverisë, ndërkohë që projektet antishqiptare marrin kahje zhvillimi ekonomik dhe ngritjeje ekonomike të vendit.
Maqedonia, në një kontekst tjetër, reflekton tamam si kameleoni mashtrues. Në të pasqyrohen lloj-lloj kulturash, pupujsh e gjuhësh, ndërkaq ngjyrën e vërtetë kulturore dhe ekonomike e shohin maqedonasit. Dhe ata, pa dyshim, nuk shohin fare shumëllojshmëri ekonomike dhe kombëtare, ngase e shohin maqedoninë një dhe të vetme: maqedonase dhe të pasur.
Kur bëhet fjalë për Tetovën, mendojmë që identiteti modern i saj kryekëput është jugosllav dhe I venitur. Deri diku edhe Osman. Të të gjejmë shkollat e komunizmit, rrugët e Titos, fabrikat e socializmit, dhe dështimet e Komunës. Në të, në fakt, nuk gjejmë asgjë të re, asnjë progres. Në të nuk gjejmë madje as edhe gropa të reja nëpër rrugë, sepse gjithçka është shkatërruar kohë më parë.
EDITOR
12 years ago
previous article
Xhamia përtej zgjedhjeve
next article
“Edukohu, debato!” tani edhe në Kumanovë
you might also like
JO KRIME, NË EMËR TË NDERIT! – Dr. Bashkim Aliu
2 years ago
Agjërimi shkollë e durimit
3 years ago
Një vazo me shumë lule!
3 years ago