Në kuadër të Shkollës Verore 2025, organizuar nga Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë, u zhvillua me sukses dita e dytë e programit, me theks të veçantë në ndërtimin e identitetit personal dhe vetëdijes shpirtërore e psikologjike të të rinjve.

Gjatë kësaj dite, pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë dhe të angazhohen në dy ligjërata me karakter fetar dhe psikologjik:
“Kush jam unë në dritën e Kuranit dhe Sunetit” – Ligjërues: Hoxhë Omer Dauti. Kjo ligjëratë solli një qasje të thellë islame mbi identitetin e individit, duke u mbështetur në ajete kuranore dhe hadithe profetike. Hoxha theksoi se njohja e vetvetes dhe udhëzimi i brendshëm janë bazë për të ecur në rrugën e Allahut, ndërsa përforcoi këtë mesazh me shembuj praktikë nga jeta e përditshme.

“Kush jam unë?” – Ligjërues: Prof. Edlira Destani, psikologe. Ligjërata u zhvillua në formë debati ndërveprues, ku të rinjtë u angazhuan në diskutime në grupe dhe reflektuan mbi aspektet që ndërtojnë personalitetin e tyre. U trajtuan dimensione të ndryshme të identitetit nga këndvështrimi psikologjik, filozofik dhe sociologjik, duke i dhënë hapësirë secilit të shprehë mendimin dhe përjetimin personal.

Këto aktivitete janë dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të Forumit Rinor Islam për të ndërtuar një rini të vetëdijshme, të edukuar dhe aktive në shoqëri, duke kombinuar vlerat shpirtërore me qasjen profesionale në trajtimin e temave jetike për këtë grupmoshë.

Kumanovë, 29 qershor 2025