Vendasit kanë frikë se mos ajo është çmendur. Saadiya Saleh , e cila jeton në një fshat në Jemen, prodhon gur të vegjël nën qepallat e saj.
Një video e fenomenit të çuditshëm ishte postuar në “YouTube” në kanalin televiziv jemenas “Azal”.
Videoja tregon se si Saadiya e shtrirë në një krevat në spital, e rrethuar nga mjekët dhe të afërmit, nxjerr një gur nga syri kur nis duke qarë.
Një mjek pastaj mban një kuti të vogël gurin që ka rënë nga sytë e Saadiya.
Mjekët thanë “nuk mund të japim një shpjegim për gjendjen pasi Saadiya nuk vuan nga ndonjë sëmundje e njohur” shkruan “Daily Mirror”.
Megjithatë, vendasit kanë folur për frikën e tyre se vajzë e re është marrë me magji.
Rasti ka shkaktuar panik në zonën ku kjo vajzë jeton.
Disa thonë se vajza mund të mbërthehet nga një magji, ndërsa të tjerë thonë se kjo mund të jetë djalli.
Të tjerët kanë frikë se mund të jetë fillimi i një epidemi të rrezikshme./start/
admin
11 years ago
previous article
Kinemja virtuale ne kufje, bileta kushton 499 dollarë
next article
“Akti më i fundit barbar i regjimit sirian”
you might also like
REAGIM ME RASTIN VANJA
1 year ago
ÇMIMI “HAFËZI I RI I VITIT”
2 years ago
Çmimi “Shkencëtari i ri i vitit”
2 years ago