28 prilli, i këtij viti është caktuar data kur do të merret vendimi përfundimtarë për ekzekutimin me varje të 529 protestuesve paqësorë, shumica anëtarë të “Vllazërisë Myslimane” që  kundërshtojnë grushtetin ushtarak ndaj qeverisë legjitime e dalur nga nje proces zgjedhorë i rregullt sipas standardeve nderkombëtarisht të pranuara. Nga ky proces politik legjitimitetin e fitoi presidenti i parë i zgjedhur nga populli në historinë e shtetit modern të Egjiptit dr.  Muhamed Mursi. Ai u largua nga pushteti përmes grushtetit të drejtuar nga junta ushtarake e Egjiptit. Gjyqi  ia ka përcjellur lëndën Myfitut kryesor si autoritet  më i lartë përgjejgës për çështjet fetare i cili do ta jep verdiktin përfundimtar lidhur me ekzekutimin e  dënimit me varje pas shqiptimit të dënimit më 24, mars, të këtij viti, vetëm pas dy seancave gjyqësore, njëra nga të cilat  zgjati më pak se një orë, në qytetin Min-ja,  në jug të Egjiptit.
Vendimi masovik i dënimit me vdekje është hapi më i ri që dëshmon se deri në çfar niveli është kompromituar  gjyqësori në shtetin e Egjiptit. Autori Khaled Fahmy, në një artikull të tij në Aljjezira Balkans numëron disa arsye për paqëndrueshmërinë e këtij vendimi absurd. Madje edhe sipas standardeve te tanishme të  gjyqësorit egjiptas të cilin shumë organizata për mbrojtjen e të drejtave civile e kanë akuzuar për njëanshmëri dhe joobjektivitet, ky vendim i gjyqit seriozisht dëmton drejtësin. Në historinë moderne të shteteve dhe të shtetit të Egjiptit, asnjëher nuk ka ndodhë që një numër kaq i madh i të dënuarve të dënohen me vdekje, me një procedur kaq të përshpejtuar. Drejtësia egjiptase asnjëherë nuk është treguar rigoroze duke mos lejuar paraqitjen e dëshmitarëve në  seanca gjyqësore, paraqitjen e avokatëve mbrojtës për të sjellur argumentet e tyre kundër këtij aktgjykimi.
Aty ku gjyqësori instrumentalizohet për hakmarrje personale vdes edhe shpresa e fundit për gjykim të drejt dhe të paanshëm. Në të vërtet gjykatësi Said Yusuf Sabri në seancën e parë pat porositur: “Për Zotin në seancën vijuese do të shqiptoj dënime të dhimbshme”. Ky gjykatës njihet me qëndrimet e tij të  ngarkuara ndaj anëtërëve të Vllazërisë Myslimane dhe akterëve të revolucionit të 25, janarit, 2011, ku u rrëzua regjimi i Mubarakut. Me vendimin e tij janë liruar me procedurë të shpejt të gjithë policët e burgosur të akuzuar se kanë gjuajtur kundër protestuesve paqësorë në protestat e organizuar me moton “Zemërimi i të premtes” më 28, janarë të vitit 2011. Në rrethana ende të pasqaruara është kidnapuar djali i këtij gjykatësi,  punonjës policie i mbytur në fillim të revolucionit. Ka ndodhur edhe më herët në Egjipt kur janë shqiptuar dënime me vdekje, por nuk jane realizuar. Në këtë rast edhe nëse shqiptohet dënimi me vdekje për 398 të akuzuar në mungesë, do të mundë të kërkohet gjykim i ri. Pas gjithë kësaj tragjikomedie është e kotë të mendosh për një proces gjyqësorë  të drejt, të pavarur nga ekzekutivi dhe ndërhyrjet e politikës ditore.
Pranvera arabe dhe absurditeti i këtij vendimi kanë kompromituar edhe ndërgjegjën e drejtësisë ndërkombëtare. Duke mos e gjykuar grushtetin ushtarak dhe vendimin për këtë dënim masovik kolektiv janë lëkundër standardet  për vendosjen e një drejtësie  ndërkombëtare në emër të së drejtës universale për mbrojtjen dhe rrespektimin e të drejtave të njeriut. Bota e qytetëruar mezi e dënoi verbalisht duke e quajtur “vendim që e sfidon logjikën” sic ishte deklarata e Stejt Departmentit Amerikan, apo edhe deklarata e ndonjë lideri politik evropian duke e cilësuar këtë vendim turp për qytetërimin modern. Bota perëndimore  u tregua më e shqetësuar për “demokracinë në rrezik”  të Turqisë nga reagimit e qeverisë së Erdoganit  ndaj protesruesve në Gazi Park, apo vendimeve të tija për të mbyllur rrjetet sociale si Twiterin dhe Youtuben, se sa për vrasjen e mbi katërmijë njerëzve të cilat qëndruan katërdhjet e tet ditë në sheshin “Rabia el Adevijje” ne Kjaro të  Egjiptit për të mbrojtur legjitimitetin e pushtetit i dalur nga vota e lirë. Rreth tridhjetë mijë të burgosur vuajnë e persekutohen në burgjet egjiptase, protestat e Aleancës për Mbrojtjen e Legjitimitetit edhe sot e kësaj dite vazhdojnë. Qëndrimi i baroneshës Ketrin Ashton që t’i ndihmoj qeverisë së përkohshme, e cila është në pushtet falë dhunës e jo demokracisë nuk mundë të interpretohet ndryshe përveç se cinizëm i llojit të vet.  Këtë  cinizëm e bënë më të dukshëm edhe vendimi i saj në vizitën e fundit, për të mos pranuar që të takohet me pëfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Legjitimitetit.
Në rrafshin kombëtarë autoritetet Kosovare janë  treguar tepër mosmirënjohëse ndaj pushtetit të presidentit të burgosur dr. Mursi. Përkundër vështirësive në konsolidimin e pushtetit, me katër zgjedhje të organzuara, me dy referendume, me ndryshime kushtetuese, në një hark kohor shum të shkurtë, ky pushtet arriti që të dëshmoj miqësinë e sinqert me popullin dhe shtetin e ri të Kosovës. Ata e njohën pavarësinë e Kosovës, ndërsa autoritetet shtetërore kosovare në këmibim të kësaj miqësie nuk e panë të arsyeshme as verbalisht ta dënojnë  grushtetin dhe vendimin për ekzekutimin me varje  të 529 protestuesve paqësorë egjiptas.
Nëse do t’ia lejonim vetes të  futemi në botën e teorive konspirative, “Pranvera arabe”, tanimë e shndrruar në dimra arab, aktualizon skenarin e përgaditur për ta diskredituar dhe eliminuar nga skena politike lëvizjen, Vllazëria Myslimane, e cila është munduar gjat gjithë historisë së saj të distancohet nga dhuna dhe marrja e pushtetit përmes dhunës. Kjo lëvizje ka dëshmuar pjekurinë e një force politike e legjitimuar politikisht nga vullneti i popullit kompatibil me dinamikën e proceseve politike në botën moderne. Qëndrimi i Perëndimit ndaj “Pranverës Arabe”,  ka dëshmuar se nuk dëshiron zhvillimin e demokracisë si vlerë që e ka përcaktuar për vete në botën arabo  islame, duke u munduar që të eliminoj nga skena politike ato forca politike që janë produkt i vullnetit të popullit në këmbim të regjimeve despotike dhe diktatoriale. Befasia rritet edhe më shumë kur këtij skenari për zhdukjen e këtyre forcave politike nga zhvillimet social politike iu  kanë bashkangjitur edhe disa satelit të perëndimit në botën arabo islame. Këto regjime duke u friguar nga “ethet e revolucioneve”, mbijetesën e pushteteve të tyre diktatoriale e despotike po vazhdojnë ta kushtëzojnë në aleancë me fuqitë botërore para  se ta sigurojnë pushtetin politik në aleancë  me vullnetin politik të popullit të vet.