Gjibraltari, është një territor rreth shtatë kilometra katrorë dhe ka më pak se 30 mijë banorë. Ai shtrihet në jug të gadishullit Iberik. Deri në vitin 1830, Gjibraltari ishte pjesë e Spanjës, por që atëherë, ai është nën kurorën britanike.
Në orgjinë, fjala Gjibraltar, rrjedh nga arabishtja “Xhebel Tarik – Mali i Tarikut” pasi komandanti legjendar Tarik ibnu Zijad, zbarkoi për herë të parë pikërisht në këtë shkëmb. Më pas, ushtria myslimane e shtiu në zotërim të saj të gjithë Gadishullin Iberik, të cilin e mbajti në sundim për tetë shekuj.
Ish monarku saudit, Fehd ibnu Abdul Aziz, ka ndërtuar një xhami në këtë territor, me vlerën pesë milionë paund anglezë. Xhamia është inauguruar në gusht të vitit 1997. Përveç sallës së faljes, xhamia përmban dhe një librari, sallë konferencash dhe shkollë. Ajo është qendra dhe xhamia e vetme në këtë territor, duke i shërbyer komunitetit mysliman atje, që përbën 4% të popullatës. /ardhmeriaonline/