Categories
Lajme FRI Studenti

ZBULIMI I POTENCIALIT TË FSHEHUR – TAKIMI I RADHËS ME BURSISTËT NË TETOVË

 

Forumi Rinor Islam – dega Tetovë realizoi takimin e radhës me bursistët, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme edukative dhe motivuese për të rinjtë.

Tema e këtij takimi ishte “Zbulo aftësitë dhe talentet tua të fshehura”, një trajnim inspirues që kishte për qëllim nxitjen e vetëdijes tek të rinjtë për potencialin, aftësitë dhe talentet që posedojnë, si dhe rëndësinë e zhvillimit të tyre në jetën personale dhe profesionale.

Ligjërata u realizua nga Fisnik Shabani, i cili përmes bashkëbisedimit dhe shembujve praktikë motivoi bursistët të besojnë më shumë në veten e tyre, të punojnë për zhvillimin personal dhe të mos hezitojnë të shfaqin potencialin që mbajnë brenda vetes.

Takimi u zhvillua në një atmosferë pozitive dhe interaktive, ku bursistët patën mundësi të ndajnë mendime, përvoja dhe ide rreth sfidave dhe mundësive që i ndihmojnë në zbulimin e aftësive të tyre.

Forumi Rinor Islam mbetet i përkushtuar në organizimin e aktiviteteve që kontribuojnë në formimin edukativ, intelektual dhe moral të të rinjve.

Tetovë, 23 Maj 2026

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version
Forumi Rinor Islam - FRI

FREE
VIEW