Me ftesë të Unionit të Shqiptarëve Muslimanë të Italisë (UAMI), Zëvendës kryetari i Forumit Rinor Islam Hasan Baftijari dhe Ahmed Imeri antarë i kryesisë qëndrore pran FRI-së kanë marrë pjesë në Takimin e VI- të vjetor të UAMI, me temë: “Tradita islame tek shqiptarët vlerat dhe sfidat në një kontekst të ri”, organizuar në Cavallino-Triporti, Venezia, në datat 30 mars – 1 prill 2013.
Gjatë këtij takimi vëllazëror me vlera të mëdha është dëshmuar një frymë e pastër e marrëdhënies dhe komunikimit islam në mesin e të pranishëmve, të cilët kanë ndarë më njëri-tjetrin kënaqësinë e ditëve të kaluara në adhurim, këshillim, lutje, biseda vëllazërore, aktivitete të larmishme të cilët enkas për kët konventë kishin ardhur nga të katërt anët e Italisë.
Të ftuar si referues në këtë aktivitet kanë qenë edhe personalitete të afirmuara të Thirrjes Islame dhe studiues të traditave islame në trojet shqiptare, si: Muhidin Ahmeti (Austri), Bashkim Aliu (Zvicër), Agron Tufa (Shqipëri), Davide Piccardo (Itali), Elmaz Fida (Shqipëri) si dhe Hasan Baftijari (Maqedoni) ku u drejtua me dy këshilla para të prnishmëve në konventë etj.
Gjatë këtij aktiviteti, Hasan Baftijari është takuar edhe me Kryetarin e UAMI, z. Briken Bakalli, të cilin e ka falënderuar për ftesën dhe njëkohësisht ka vlerësuar se organizime të këtij lloji, janë një kontribut i madh, me të cilin UAMI konfirmohet si një mbrojtës i mirë dhe përçues i denjë i vlerave tona islame dhe kombëtare.
Gjithashtu realizoi takim edhe me ekzekutivin udhëheqës të UAMI si dhe me dy ish kryetarët ku i ka falenderuar për ftesën dhe në të njejtën kohë takimi është shfritzuar për njoftim mbi aktivitetet e Forumit Rinor Islam dhe projektet për të ardhmen si dhe në këmbim të përvojave organizative mes FRI-së dhe UAMI.
Zëvendës kryetari FRI-së, z.Baftijari është takuar edhe me z. Davide Hamza Piccardo, Kryetar i Këshillit Koordinativ të Shoqatave Islame në Milano, si dhe me ish kryetarin e Unionit të Bashkësive Islame në Austri Mr. Muhidin Ahmeti.
Një takim të veçant realizoi edhe me Muftiun e Shkodrës Imam Muhamed Sytari nji veprimtar i pa lodhshëm Islam ku edhe e ftoi për një vizitë në Maqedoni.
Unioni i Shqiptarëve Muslimanë të Italisë është themeluar në mars të vitit 2009, përfaqësohet në 25 qytete të ndryshme, si dhe përfshin 6 shoqata dhe 3 qendra kulturore islame në Itali.