Siguria në vete ngërthen qetësinë trupore dhe shpirtërore në familje e në mjedise më të gjera; lëvizjen e lirë të njerëzve; zhvillimin normal të shtetit; pasurinë e baraspeshuar; ndarjen e pasurisë kombëtare në mënyrë të duhur; mungesën e politikanëve të korruptuar në vend; lirinë e fjalës e funksionimin juridik të shtetit. Siguri kemi aty ku nuk kemi pasiguri dhe pasiguri kemi aty ku kemi antagonizma të panevojshme dhe larmi ekstremizmash. Të jesh milioner në mesin e atyre që as dhjetë euro nuk i kanë xhep, është ekstremizëm. Të ngasësh “xhip” në mesin e atyre që të paktën as një bicikletë nuk kanë mundësi ta blejnë, është ekstremizëm. Të mos veprosh si zyrtar ndaj krimeve të ndryshme brenda shtetit tuaj, pa dyshim është ekstremizëm. Të krijosh ekstremizma vetëm për t’ia plotësuar dikujt dëshirën, është ekstremizëm. Të ndërtosh dhe sajosh ekstremizma vetëm që ta mbulosh një bjeshkë ekstremizmash që përkojnë me ty dhe rrethin tuaj, është ekstremizëm. Të gjykosh me injorancë është paragjykim dhe paragjykimi në cilësinë e gjykimit është ekstremizëm. Ta dënosh mendimin me arsye se ky mendim së shpejti do të shndërrohen në veprim të rrezikshëm, është ekstremizëm. Ndërsa të flasësh me çiltërsi për ekstremizmin nuk është ekstremizëm. Madje të mbrohesh prej emërtimeve të tilla dashakeqe, assesi nuk paraqet kurrëfarë ekstremizmi.
Feja Islame e dënon ekstremizmin, ndërsa fatkeqësisht prej atyre që as njohuri themelore nuk kanë për Islamin, lexojmë dhe dëgjojmë për ekstremizëm në Islam. Këtë temë më së miri mund ta trajtojnë teologët Islam, ose edhe njohësit e këtij sistemi nam madh, ndërsa t’i gjykosh muslimanët për ekstremizëm duke i paragjykuar ata, ose duke i marrë dhjetë të tillë, pastaj duke nxjerrë një rezultat për të gjithë muslimanët si të tillë, kjo lëre që nuk është aspak njerëzore, porse kjo nuk është fare as shkencore. Ky është një qëllim i keq dhe një mëtim për ta parandaluar një jetësim të natyrshëm, me të cilin mbi të gjitha do të jetë i kënaqur Krijuesi i krijesave.
Rreth këtyre përsiatjeve, posa e lexova një shkrim të Xhavit Halitit me titull “Ekstremizmi fetar” i cili përpiqet të bën “ish” aty ku nuk ka pula dhe pastaj padrejtësisht nevrikoset për mungesën vezëve të freskëta.
Xhavit Haliti, i cili të paktën njëherë nuk e pa të arsyeshme ta shkruan një shkrimth për përmasat dhe vëllimin e krimit ekonomik në Kosovë, tani pask menduar për një trajtesë që ka të bëje me “ekstremizmin fetar” në Kosovë, pa dyshim duke përjashtuar tërësisht atë të krishterë, madje edhe atë ortodoks, kur dihet se prifti ortodoks bekonte kriminelët serb para se të niseshin për në Kosovë për të bërë krime të llahtarshme, madje vetë disa kisha në Kosovë shërbenin si çerdhe të krimit. Kjo këtij dhe shumë njerëzve prej kësaj kategorie nuk u intereson fare.  Mes tjerash ky shkruan kështu: “Aktualisht po lexojmë dhe dëgjojmë për pjesëmarrje vullnetare të të rinjve shqiptarë të besimit mysliman nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia të motivuar fetarisht në konfliktin e përgjakshëm në Siri”. Mund ta mendoni se çfarë roli të injorantit luan ky? Ka dy vjet që dëgjojmë për të vrarët shqiptar në Siri, kurse ky duket se sot qenka zgjuar prej gjumit, duke thënë: “aktualisht po lexojmë…”! Tani që Amerika dështoi me ndërhyrjen në Siri, pikërisht tani kanë filluar mugullimet e pakënaqësive për shkuarje të shqiptarëve në Siri. Kjo nuk është e tëra, tani përmes këtij argumenti, ata duan t’i godasin muslimanët brenda. Ky ma kujtoj një thënie të Ajnshajnit: Në qoftë se Teoria ime e Relativitetit do të jete e vërtetë, atëherë Gjermania do të thotë se jam gjerman, ndërsa Franca do të thotë se jam qytetar i botës. Nëse teoria nuk do të jetë e vërtetë, atëherë Franca do të thotë se jam gjerman, ndërsa Gjermania do të thotë se jam hebre”! Ky dhe miqtë e tij nuk merren me realitetin, por me atë se çka mund të mendojnë dhe thonë të tjetër për atë, edhe atëherë kur ata asgjë nuk mendojnë për këta. Këta jetojnë për të tjerët, ndërsa ajkën e ndalin për vete, ngjashëm sikurse ai qumështshitësi, i cili teksa e shiste qumësh, pandrshmërisht mazën e kishte ndarë prej qumështit, për të fituar kështu dyfish dhe për t’i pasur dy blerës për të njëjtin produkt. Madje këta duan të bëhen edhe si Stalini, të vrasin njëherë me arsyen se nesër mund të bëhesh i rrezikshëm për vendin dhe sistemin dhe vetëm pasi që të vrasin, atëherë do të fillojë rrjedha e gjykimit, sepse me ligj paska mundësi që njeriu të gjykohet edhe në mos praninë e tij.
Ky mëton ta merr edhe rolin e ligjëruesit shpirtëror duke thënë se  “feja ka qenë në shekuj, vazhdon të jetë dhe do të jetë bashkudhëtare me ne shqiptarët, por asnjëherë dhe kurrsesi udhërrëfyese”. Nuk e di se përse ky nuk flet vetëm për vetveten dhe për familjen e tij? Me vetë faktin se Kosova sot radhitet në mesin e shteteve më të korruptuara në botë dhe mbi fatin e saj qëndrojnë shumë të pazgjidhura: siç janë vrasjet e mjegullta pas lufte, mos pagimi i dëmeve të shkaktuara në Kosovë nga ana e Serbisë, të pagjeturit që u rrëmbyen ose u vranë përgjatë dhe në përfundim të luftës në Kosvës e të ngjashme, dëshmon se për z. Halitin feja (shpirtërorja së bashku me materialen) nuk ka qenë udhërrëfyese as që është, se po të ishte e tillë, sigurisht se Xhaviti nuk do të ishte ky që është sot, ose të paktën do të kishte një qëndrim më njerëzor përballë shumë problemeve. Ndoshta do të hante lakër pa kripë, po do të ishte krejtësisht më ndryshe.
Natyrisht, jo vetëm me këtë, por me të gjitha ata që thonë se shqiptarët janë ngritur si popull mbi vlera të gjuhës, shqiptarisë e flamurit, unë çiltërsisht i pyes; përse gjuhën ia cilësoni vetëm kombit, kur dihet se ajo është një dhuratë prej Zotit për njeriun, madje jo vetëm si mjet bashkëbisedimi dhe sistem i veçantë tungujsh, fjalësh e trajtash, por gjuhën edhe si gjymtyrë, pa të cilën do të kishim gojëra të bukura, por nuk do të kishim të paktën as gojëtarë të këqinj? Po çka thotë shqiptaria për të mirën dhe për të keqen, për të lejuarën dhe për të ndaluarën, për jetën dhe për botërat, për trupin dhe për shpirtin, për njerëzoren dhe për shtazoren, për dritën dhe për errësirat, për lirinë dhe për anarkinë, për vdekjen dhe për ringjalljen, për gjumin dhe për ëndërrat, për ligjin dhe për padrejtësinë, për lindjen dhe për qëllimin e ardhjes në këtë botë e shumë pyetje të tjera? Kjo tregon se sa keq është ta përzësh identitin prej identitetit dhe sistemit, kur dihet mirëfilli se njëra me tjetrën aspak nuk kundërshtohen, vetëm sa ndihmon. Vetëm sikur ta dinit ju! Kjo kategori njerëzish, harroi se shqiptar i fali Zoti dhe se Zotin Lavdiplotë e njohëm me të gjitha cilësitë, emrat dhe udhëzimet e Tij përmes fesë, fe kjo e shpallur për të mirën tonë, po nga Ai që na krijoi, që e di më së miri se çka përmban dhe kërkon qenia njerëzore, që na mbikqyrë dhe që një ditë patjetër se do të kërkon llogari për çdo veprim tonin në këtë botë, qoftë ajo sa grimca e atomit a qofta ato sa galaktikat.
Gjithë këtë tufë urtësish e bukurish, të zgjedhurit tanë pandehin ta zvetënojnë përmes krijimit të një gogoli, përmes të cilit mundohen t’i shmangin shqiptarët sa më larg të vërtetës hyjnore dhe asaj tokësore. Tani duke cituar numra dhe argumente prej institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për një rrezik që vjen prej “ekstremizmit fetar Islam” mundohen me mish e me shpirt t’ia shpërlajnë trurin rinisë sonë, rini kjo e kërditur prej punëve të fëlliqura të këtyre, që ideologjitë i ndërrojnë sa herë të fryen ndonjë puhizë e jashtme. Në Kosovë kemi ekstremizëm politik, ku për një pikëpamje ndryshe prej partisë në pushtet do të mbetesh pa punë, madje edhe pa liri të ecjes ndonjëherë. Kemi pasur raste ku njerëzit kanë mbetur edhe pa jetë! Kemi harlisje ekonomike vetëm në mesin e politikanëve që janë bërë elitë në këtë vend dhe varfërim të skajshëm në mesin e popullatës. Kjo është ekstremizëm i nderuar dhe mos pranimi i faktit se kjo është ekstremizëm është dyfishim i ekstremizmit.
Ndërsa institutet që merren me studime të sigurisë kombëtare, u them të harxhojnë më shumë kohë rreth temave që njëmend duhen të rrihen prej kësaj kategorie. Le të merren me çështjen e Veriut: si erdhi deri tek ai pushtim, kush e solli dhe cila është zgjidhja; me strukturat paralele; me vajtje-ardhjen e mallrave serbe pa një nënshtrim të kontrollit doganor dhe se si këto produkte pastaj po e dëmtojnë buxhetin e Kosovës? Le të merren me rolin dhe gjëmën e shërbimeve të huaja sekrete që po veprojnë në Kosovë? Me spiunët vendor dhe me ata që dikur me afsh kishin punuar për të mirën e Jugosllavisë dhe për të keqen e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Pastaj se si korrupsioni galopant ndikon në prishjen e gjendjes së sigurisë në Kosovë, gjegjësisht me rrezikun e përfshirjes së korrupsionit, sepse ndodhitë e fundit në Bosnje, në Universitetin e Prishtinës e në Mal të Zi praktikisht treguan se krimbi i zi është i aftë të rrëzojë në tokë edhe trungje të gjata e të trasha.
Ndërsa të gjithë duhet shprehen të gëzuar, se ata që shkuan në Siri për të luftuar, ata qenë në gjendje të flijohen për një kauzë të caktuar, kur dihej se të njëjtën gjë mund ta kishin bërë edhe në Kosovë, pikërisht me ata që çdo ditë përpiqen t’i vënë nënkëmbëza shqiptarëve musliman. A është dashur, apo nuk është dashur të shkojnë atje, për këtë më së miri kanë folur hoxhallarët dhe njohësit e çështjeve të sigurisë, të cilët qenë të liruar prej bollave në bark. Por jo fatmirësisht, ata nuk krijuan ndonjë tollovi edhe pse kishin pasur mundësi ta bënin një gjë të tilla, ngase jeta jetë është, ajo mund të humbej ose jepej edhe në Kosovë, ndaj në vend të ejakulimit në mjedise të hapura, kishte qenë mirë të martoheni me arsyen dhe në rast nevojash të tilla, atëherë do të keni mundësi të mbylleni me të dashurën “arsye” për ta shijuar kështu një të lejuar të prekshme.